Gazetari i shkrimit në “Newsweek” i përgjigjet Junkerit: Bën mirë të lexosh raportet e EUROPOL për drogën

570
Një nga dy gazetarët e shrkimit në “Newsweeek” për drogën i është kundërpërgjigjur reagimit të sotëm të Kryetarit të Komisionit Europian në lidhje me shkrimin për drogën të botuar në këtë media pak ditë më parë. “Bën mirë të lexosh raportet e EUROPOL, agjencisë policore të BE”, shkruan një nga dy autorët e shkrimit në Newsweek”, Vincent Triest.

Postimi i plotë në facebook i gazetarit
Nëpërmjet mediave mora vesh se Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kishte komentuar mbi ‘çështjen e drogës në mediat ndërkombëtare’ (dhe shkrimi im në revistën Newsweek), duke thënë se puna e gazetarëve nuk është të kopjojnë njëri tjetrin.

Në fakt është për të ardhur keq se Presidenti i Komisionit Europian – një nga instuticionet më të rëndësishme në BE – të reagojën në një mënyre aq të çudtishme.

Dua t’i rikujtoj zotit Juncker, që shkrimi në Newsweek ishte bazuar mbi disa raporte ndërkombëtare, duke përfshirë dhe vetë agjencinë policore te BE-se EUROPOL. Do të ishte mirë që zoti Juncker t’i lexonte këto raporte.

Por me shumë keqardhje dëgjova edhe si zoti Juncker zgjodhi të ndërhynte në një pyetje jo të drejtuar ndaj tij nga Erisa Zyka që për mua është një nga gazetaret më të mira që ka Shqipëria. Nuk bëri asgjë më shumë sesa punën e saj. Prandaj dua të shpreh mirënjohje për Erisa, që në fakt është një shembull për çdo njeri që punon në media në Shqipëri. Puna kryesore e një gazetari është të kontrollojë, dhe jo të promovojë. Për të gjithë ata që duan të lexojnë vetëm lajme turistike, mund të abonohen shumë kollaj tek një nga qindra revista turistike që botohen në botë (dhe nuk kanë asnjë obligim të ndjekin lajme të tjera).
Sigal