Gazetari i RAI-t hyn në plantacionet me kanabis në Krujë

479
Sigal

Gazeta Telegraf/

Dy ditë pas publikimit të raportit të Guardia
Di Finanza, televizioni publik në Itali, RAI, ka transmetuar një reportazh për
plantacionet me kanabis të Shqipërisë, të titulluar “bari i fqinjit”.
Gazetari Leonardo Zellino ka mundur të hyjë në disa zona të mbjella me drogë.
Ai thotë se Kruja është shndërruar në zemrën e marijuanës në Shqipëri dhe se në
malet e kësaj zone droga gjendet kudo. Zellino shpjegon, se kultivuesit kanë
ngritur sisteme të sofistikuara të ujitjes. Ai ka intervistuar edhe disa
punëtorë të kanabisit, të cilët i tregojnë se sa fitojnë dhe si arrijnë ta
trafikojnë drogën. Njëri prej tyre i thotë, se për çdo rrënjë, ai merr 60 % të
fitimit, ndërsa policia 40 %. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pyetur për
këtë akuzë, përgjigjet duke bërë pyetjen: “Nëse ju në Itali gjeni një
plantacion me 180 mijë rrënjë, do të thotë se policia atje është e korruptuar?”