Gazetari Artan Hoxha: Informatori im për kanabisin u vra me plumb pas koke

161
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër deklaratë të forta nga studiot televizive. I ftuar në studion e News 24 ku edhe ai punon për të folur për raportin e fundit të policisë italiane, Hoxha ka lëshuar një tjetër bombë. Sipas Hoxhës, dy muaj pas një investigimi që ai dhe stafi i tij ka bërë mbi parcelat e drogës në jug të vendit, ai është kërcënuar nga persona të ndryshëm të lidhur me drogën. Por sipas tij çështja nuk ka mbetur me kaq pasi vetëm dy muaj pas këtyre kërcënimeve, informatori i cili i ka vënë në dijeni për këto parcela, është rrëmbyer në orën 23.00 të mbrëmjes dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe trupi i tij është hedhur në anë të rrugës. Hoxha nuk dha emra të kësaj ngjarjeje të rëndë, por tha se do ta bëjë shumë shpejt.