Gazeta Telegraf/ Zyhdi Kroj dhe Fiqiret Doda, një monument për ushtarakët

544
Sigal

Gazeta Telegraf/


Nënkolonel Zabit Çuku


Botim i rëndësishëm i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë e
Shqipërisë


Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë e Shqipërisë, më datën 13 shtator 2016 në ambientet e Ministrisë
së Mbrojtjes prezantoi librin “Rrugëtimi për në CIOR” i autorëve Kolonelë në
pension Zyhdi Kroj dhe Fiqiret Doda. Në këtë promovim përveç anëtarëve të shoqatës,
mori pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes, Znj, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të
Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo, kuadro oficerë dhe civilë të MM e
SHP. Pas hapjes nga Zonja Zana Jahullari anëtare e Këshillit Drejtues dhe
kryetare e Seksionit të Gruas të Shoqatës e mori fjalën Zoti Zyhdi Kroj
(President Nderi i Shoqatës) ku nëpërmjet një projektori bëri prezantimin e përmbajtjes
së librit “Rrugëtimi për në CIOR” (Konfederata Ndëraleate e Oficerëve në
Rezervë) për periudhën 2002 deri 2009. Autorët e kanë quajtur “Rrugëtimi për në
CIOR”, sepse me të vërtetë paraqet gjithë punën e bërë nga vendosja e
kontakteve me CIOR, pjesëmarrja e rregullt në gjithë kongreset e CIOR-it, në
seminare, takime e deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë gjigande. Autori
nënvizoi se CIOR-i është krijuar në nëntor të viti 1948 në kongresin e
Brukselit nga shoqatat e oficerëve në rezervë të Belgjikës, Francës, Holandës.
Me cilësinë e vëzhguesit morën pjesë edhe shoqatat e oficerëve të SHBA,
Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut. Pra, CIOR-i parapriu krijimit të
Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Më vonë u shtua numri i anëtarëve të
CIOR-it, dhe sot ka 27 anëtarë me të drejta të plota si dhe 8 anëtarë si
vëzhgues e asocues. Në vazhdim autori theksoi se misioni i CIOR-it përfshin: propagandimin,
mbështetjen e politikave të NATO-s, mbajtjen e kontakteve, shkëmbimin e
përvojës midis shoqatave të vendeve anëtare me ato partnere, informimin e
NATO-s, për forcat rezerviste dhe mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në
operacione paqeruajtëse dhe humanitare, gjithashtu CIOR shërben edhe si trupë këshillimore
për organizata ndërkombëtare si OKB, BE, OSBE e tjerë. CIOR përfshin shoqatat e
oficerëve në Rezervë nga Mesdheu deri në Paqësor, dhe ka rreth 1,4 milionë anëtarë,
kjo mbulon interesat e mbrojtjes dhe të sigurisë të mbi 600 milionë banorëve.

 

Përshëndetja e Thoma Kondurit

 

Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë
kolonel (P) Thoma Konduri në fjalën e tij foli për vlerat e këtij libri, i cili
pasuron më tej historinë e Shoqatës, falënderoi autorët dhe ngriti disa shqetësime
e probleme të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Shoqatës me Ministrinë e
Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm si:

·        
Angazhimi
më konkret i strukturave ushtarake për zgjidhjen e zvarritjeve lidhur me
pensionet e ushtarakëve;

·        
Krijimii
i mundësive për sigurimin e mjediseve për punë të Shoqatës në qendër dhe degët
e saj në rrethe, si dhe ambienteve sociale për takime me partnerët e shoqatave
të tjera të ushtarakëve në rezervë;

·        
 Afrimi i shërbimeve mjekësore për të gjithë
ushtarakët e liruar (rikthimi i disa ambienteve të spitalit ushtarak);

·        
U
insistua që në strukturën e Forcave të armatosura të rikthehet edhe struktura
rezerviste siç e kanë të gjitha vendet aleate, në mos me misione ushtarake, të
paktën për nevoja të emergjencave: si tërmete, përmbytje, zjarre e tjerë, të
cilat kanë qenë dhe janë prezentë në vendin tonë. Kjo masë të vihet mbi baza
ligjore duke u saktësuar, me sasinë e forcave, të dislokimeve, kohën vjetore,
për trajnime, pajisjen me mjete e mekanizma specifike për të ardhur në ndihmë
të popullsisë.

 

Premtimi
i Ministres Kodheli

 


fjalën e saj Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, pasi falënderoi
organizatorët dhe autorët për botimin e këtij libri me shumë vlera, u shpreh:
“Ne sot kemi filluar të rishikojmë dhe të rindërtojmë punën tonë. Kemi filluar
punën me qarkun e Vlorës, më pas do të vazhdojmë me qarkun e Tiranës, Durrësit,
Shkodrës dhe me gjithë kryeqendrat e qarqeve në Shqipëri. Me këtë ne do të
rikthejmë pranë jush zyrat e përfaqësive të ushtarakëve rezervistë në të gjithë
vendin”. Zonja Kodheli tha se nga tranzicioni i pas viteve ‘90, për shkak të
ndryshimit të sistemeve, ushtarakët ishin njerëzit më të prekur nga
reformat. “Qeveritë ndërrojnë, sistemet ndërrojnë për të përmirësuar atë çka
është bërë keq apo atë çka është bërë pjesërisht apo atë që nuk është bërë
fare. Gjërat nuk bëhen menjëherë më një të rënë të lapsit. Askush nuk e ka
shkopin magjik. Por e rëndësishme është që kthimi në vëmendje i asaj çfarë ju
përfaqësoni dhe asaj çka mund t’i jepni atdheut akoma. Kjo është ajo që,
personalisht unë ashtu si edhe kolegët e mi, ashtu si qeveria, duhet ta ketë më
shumë sesa parasysh”. Ministrja Kodheli, u ndal tek rëndësia e ushtarakëve në
rezervë, theksoi se në fund të ditës ajo çfarë duhet të ndanim bashkërisht, nuk
ka të bëjë me faktin, nëse jeni apo nuk jeni pjesë e asaj organizatës, por ka
të bëjë me atë çfarë mund t’i jepnim akoma shoqërisë shqiptare, për ta pasur
atdheun tonë të dashur e të përbashkët më të sigurt. Një rëndësi të veçantë,
znj. Kodheli i kushtoi organizimit mbi bazë qarqesh siç kanë qenë dikur të
organizuar dhe me eksperiencat që ushtarakët rezervë kanë të mundësojnë nesër
një prezencë të tyre më të madhe sa herë që është e nevojshme. “Në këtë mënyrë,
ju, të parët dhe të gjithë ata që e ndiejnë veten fizikisht mirë, mendërisht
akoma më mirë, aktivë për të dhënë në shoqërinë shqiptare, mund ta bëjnë këtë
prezente sa herë që kjo ju kërkohet dhe këtë ta bëjmë bashkërisht”, theksoi
Ministrja. Në përfundim, Ministrja Kodheli falënderoi autorët dhe u shpreh:
“Unë ju ftoj të gjithëve për të punuar së bashku për më të mirën. Unë ju
siguroj si ministre që keni vëmendjen time personale, të stafit që unë drejtoj dhe
të Gjeneral Bazos dhe Shtabit të Përgjithshëm, se bashkëpunimi do të vazhdojë
të rritet”. Në vijim të takimit duke qenë se zoti Zyhdi Kroji është nga krahina
e Gorës së Korçës kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Beslidhja Gorare” i
dha titullin “Nderi i Krahinës”. Ky titull dhe vlerësim iu dorëzua në emër të
shoqatës nga Kryetari i saj Koçi Tahiri, i cili vlerësoi punën, aktivitetin dhe
rezultatet e Zotit Zyhdi Kroj me titullin “Nderi i Krahinës”