Gazeta Telegraf/ Video-skandali që provoi fshehjen e krimit nga AKU

495
Sigal

Gazeta Telegraf/


“Luspat” korruptive të shefave e kontrollorëve të AKU, që fshehin krimin
ushqimor në tregun e peshkut

 


Përparim
HALILI

 


Mëse
450 drejtuesit, shefat, krye-inspektorët, koordinatorët, inspektorët, laborantët,
këshilltarët, ekspertët dhe kontrollorët ushqimorë, të mbledhur e të kapardisur
zyrave dhe në terren si në “sfilatë mode”, pajisur me fuqinë e institucionit
shtetëror me emrin Autoriteti Kontrollit Ushqimor (AKU), paguhen për sigurinë
ushqimore të popullatës, por realisht ofrojnë… pasigurinë ushqimore! Gazeta
“Telegraf” e ka denoncuar dhe do të denoncoj këtë pasiguri edhe sikur ajo të
gjendet vetëm tek 1 gramë sallam, apo tek 1 kockë mish, tek 1 kokërr domate,
apo tek një bidon kos, qumësht e dhallë! Pse? Sepse krimi ushqimor vazhdon,
mbasi lejohet e mbrohet prej krimit që bëjnë zyrtarët e AKU me fshehje të tij,
së fundi në mënyrë të shfrenuar. Këtë e faktoi përsëri me zë e më figurë edhe
“Fiks fare”. Dje në denoncuam skandalin e 7000 ton pulave të kalbura e
kancerogjene mbetje të tregut e të prodhimit edhe të vendeve të Botës së Tretë,
që duhen dizinfektuar e groposur atje si rrezik për mjedisin, por që mafia
ushqimore e cila “gostit” banditët shtetëror shqiptarë me ryshfete milionëshe,
i paketon ato në qese e arka “me lule” të stamposura me etiketa me të dhëna
false e sjellin në Shqipëri si “të sigurta”, ku “duart e pista” të kontrollorëve
të AKU, me urdhër të shefave të tyre të zhytur në këtë krim ushqimor rajonal e
kombëtar, i certifikojnë po si “të sigurta e me vlera të plota ushqimore”, duke
i futur në treg me raporte veterinare e analiza false. Ky krim lejohet e
fshihet me akt-kontrolle false e analiza fiktive edhe me tregun e peshkut! Çfarë
ndodh në tregun shqiptar të peshkut? A mbahet në monitorim siguria e peshkut,
si produkt? Në çfarë kushtesh shitet peshku dhe prodhimet e detit? Në çfarë
mjedisesh shitet peshku në Shqipëri? A ka nën kontroll veprues tregun e
peshkut, AKU në qendër e në qarqe? A e di AKU, që disa zyrtarë të lartë të AKU
kanë si biznes tregun, përpunimin dhe konsumin e peshkut dhe a ka akt-kontrolle
për to? Këtyre pyetjeve, u jep përgjigje konkrete një vëzhgim dhe investigim i
bërë prej gazetarëve të “Telegraf” në qendrat e tregut të peshkut në zonat
bregdetare e liqenore, por sidomos në zonat ku peshku pasi është marrë në Durrës,
Vlorë, Shëngjin, Velipojë, Shkodër, Pogradec, Prespë, Lezhë, Divjakë, Sarandë
etj., shitet pasi ka udhëtuar 2, 3 e 5 orë edhe në karroceri kamionçinash e
madje edhe me arka nëpër bagazhe autobusësh e furgonësh të pasagjerëve. Sot, po
ndalemi në “sipërfaqe” të këtij tregu. Në vazhdim do të publikojmë skandalet
dhe pazaret që bëjnë inspektorët e kontrollit ushqimor me peshkatarët e detit,
të rezervuarave, të liqeneve, të rezervateve, me tregtarët e dorës së parë, me
restorantet, me dhomat frigoriferike që magazinojnë peshkun, me automjetet që e
transportojnë nëpër zona, me distributorët e qyteteve, me shpërndarësit tek
tregtarët e vegjël të dyqaneve e të kioskave. Çfarë pamje ka tregu i peshkut në
Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Sarandë, Pogradec etj. pamjet
janë tmerr i vërtetë, pa asnjë kontroll as administrativ. Peshku shitet në rrugë,
në cepa pallatesh, në rrugica. Individë që e blejnë peshkun tek tregtarët e dorës
së dytë e shesin atë në karroca “skrap”, në legenë e kova, në arka kartoni e
plastike, në nën strehë pallatesh e anës trotuareve, në mes të tregjeve
fruta-perimeve në prezencë të qenve e të plehrave, madje edhe në karroceri
“Dum-Dum”! nëpër rrugë shikon shitës të shumtë të ngarkuar me çanta me qese me
peshk. Në Vlorë, Lezhë, Korçë, Lushnjë, Tiranë, Shkodër, Elbasan e Shëngjin,
peshku shitet edhe i hedhur në shesh mes mbetjesh tregu e llumra uji të qelbët!
Nuk e dimë, nëse shefa, apo kontrollorë AKU shikojnë se në ç’kushte mizerje
shitet peshku, por dimë faktin, në dosjet e tyre ka akt-kontrolle që thonë se
peshku… “shitet në tregje me standarde të larta sigurie”! Në vijim, do të
publikojmë investigimin e plotë të bërë në lidhje me “rrumpallën” e shitjes së
tregut dhe me pazarllëqet që bëhen prej inspektorëve të AKU për të lejuar këtë
treg të qelbur të peshkut, i cili ka si mburojë dhe fshehje të realitetit,
“luspat” korruptive të shefave dhe kontrollorëve të
AKU…

 

Ja
7 veprimet urgjente, që duhet të bëhen në AKU

 

1.     
Hapja e
dosjeve të kontrolleve ushqimore për çdo sektor e kontrollorë qendre e rrethi të
AKU, dhe për çdo shef sektori e inspektor qendror që ka pranuar këto
akt-kontrolle, duke bërë ballafaqimin me realitetin në treg, prodhim e PIK.

2.     
Të hetoj
veprimtarinë e drejtorëve rajonalë të AKU dhe raportet e tyre private me botën
e biznesit, si tregues i konfliktit të interesit.

3.     
Hapja
urgjent e letrave të emërimeve të nëpunësve, shefave të sektorëve, krye-kontrollorëve,
koordinatorëve, inspektorëve e punonjësve të terrenit.

4.     
Hapja
urgjent e letrave të nivelit arsimor që ka çdo zyrtar i AKU dhe verifikimi i tyre
në raport me pozicionin e funksionit që kanë dhe verifikimi në institucionet
arsimore të lëshimit të diplomave universitare brenda e jashtë vendit?

5.     
Hapja
urgjent e vendosjes, shfuqizimit dhe minimizimit të gjobave ndaj bizneseve prej
inspektorëve në qendër e në qarqe, duke ballafaquar këto vendime me zbatimin e
ligjit, me animimet e subjekteve dhe me realitetin.

6.     
Hetimi i të
gjithë ankesave të bëra prej bizneseve në AKU, lidhur me qëndrimet dhe veprimet
faktike të zyrtarëve të AKU në qendër e në terren.

7.     
Zbardhja e
lidhjeve nepotike e politike të zyrtarëve të AKU në qendër e në qarqe, përfshirja
e drejtuesve të AKU të çdo niveli në procesin e “Vetingut”, lidhur me pasuritë
dhe “damkat” penale që kanë në raport me drejtësinë.