Shërbimet e Komisariatit Nr.1 bënë të mundur
identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë
25.09.2016 në afërsi të një lokali “club” në rrugën për Sauk, Tiranë.
Në sajë të veprimeve hetimore u bë e mundur
arrestimi i shtetasve:
• Elson Doçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues
në Tiranë.
• Përparim Gaxhaj, 27 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe
banues në Londër, Angli.
“Ndërmjet këtyre shtetasve ka lindur një konflikt
banal me truprojat e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin e tyre, shtetasi
Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër”.
Në cilesinë e provës materiale janë gjetur dhe
sekuestruar 4 gëzhoja pistoletë 9 mm si dhe një automjet i markës
“Mercedes Benz” me targa Angleze FY 61 XFB.
Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale të
“Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Prishja
e Qetësise Publike” dhe “Mos kallëzim krimi”, parashikuar nga nenet
274, 278 dhe 300 te Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së
Shkallës parë Tiranë.