Gazeta Telegraf/ SHBA, 20-vjeçari me probleme mendore pranon masakrën në qendrën tregtare

501
Sigal

Prokurorët në shtetin amerikan të Uashingtonit thanë se 20-vjeçari i arrestuar për vrasjet në qendrën tregtare, u rrëfye dhe pranoi përgjegjësinë për krimin.

Pesë persona humbën jetën gjatë sulmit të armatosur në Burlington. Arkan Cetin u arrestua na zonën Oak Harbor të shtunën, thuajse 24 orë pas krimit.

Mësohet se Cetin ka lindur në Turqi dhe gjendej në SHBA me leje të rregullt qëndrimi. Hetuesit amerikanë thanë se nuk kanë përjashtuar asnjë motiv për krimin makabër, përfshirë terrorizmin.

Më herët, babai i Cetin deklaroi për mediat amerikane se djali i tij kishte një histori të gjatë problemesh mendore. Mediat amerikane raportojnë se para masakrës, Cetin kishte postuar në rrjetet sociale foto vrasësish serialë, të Adolf Hitlerit, liderit të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi dhe liderit suprem iranian Ayatollah Khamenei.

Viktimat e Cetin ishin tre femra, një vajzë adoleshente dhe një mashkull. Oficeri që e arrestoi të shtunën tha se Cetin nuk bëri asnjë rezistencë dhe dukej qartë që nuk ishte i kthjellët, diçka që e bën më të besueshme pistën e hetimit për probleme mendore.