Gazeta Telegraf/ Sekuestrohen 28.7 kg marijuanë në kufirin e Qafë Thanës

89

 

Policia
Kufitare zbulon dhe sekuestron në kufirin e gjelbër një sasi prej 28.7 kg
marijuanë.

Sipas një njoftimi për shtyp,
mësohet se “me datë 19.09.2016, rreth orës 02:00, Shërbimet e Policisë Kufitare
të Qafë – Thanës, gjatë mbikqyrjes dhe kontrollit të kufirit të gjelbër, në
afërsi të pyllit i cili ndodhet në krahun e djathtë të Pikës së Kalimit
Kufitar, kanë konstatuar lëvizjen e dyshimtë të dy personave”.Policia deklaron
se u ka bërë thirrje autorëve për të ndaluar, por duke përfituar edhe nga errësira,
këta shtetas janë larguar me shpejtësi në brendësi të pyllit, duke mos iu
bindur urdhërit të tyre.Gjatë ndjekjes dhe krehjes së zonës, punonjësit e
Policisë Kufitare, kanë konstatuar tre thasë me ngjyrë të bardhë, brenda të
cilëve u gjetën 25 pako të mbështjella me natriban, me një peshë 28 kg e 725
gr, lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.Nuk është hera e parë që
trafikantët e drogës tentojnë të transportojnë lëndë narkotike nga Qafë Thana.