Gazeta Telegraf/ Reagon Briseida Shehaj: Ja arsyeja pse u largova nga Drejtoria e Tatimeve

490
Sigal

Dje u mësua se Drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj pas tre vitesh nuk do të jetë më në krye të tatimeve dhe vendin e saj do e marrë Vasilika Vjerro, e cila deri më tani ka qenë drejtore e QKR. Një sërë ndryshimesh u informuan dje për drejtuesit e drejtorisë së tatimeve dhe doganave.

Ja reagimi i saj: “Mora propozim për një detyrë më të mirë dhe dhashë dorëheqjen nga Drejtoria e Tatimeve. Akoma nuk e kam marrë me shkrim vendimin për emërimin në detyrën e re. Motivi i largimit nga Tatimet është sigurisht detyra e re që është më e mirë”


Rokada 

Briseida Shehaj do të ulet në postin e zv/ ministres së Ekonomisë.

Vasilika Vjero do të jetë Drejtoreshë e Tatimeve, duke zëvendësuar Shehajn.

Pranvera Fagu do të ulet në postin e Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

Bejla Ikonomi do të jetë Drejtoresha e re e Doganave duke zëvendësuar Fagun. Ikonomi qenë këshilltare ekonomike e kryeministrit Rama.

Irena Beqiri do të ulet në postin e këshilltares ekonomike të kryeministrit Rama, duke zëvendësuar Ikonomin.

Genc Meta bëhet zv/ ministër i Financave do të ulet në postin e mbajtur nga Beqiri.