Gazeta Telegraf/Punimet në sheshin “Skënderbej”:Bllokohet qarkullimi nga dita e Hënë

515
Gazeta Telegraf/
Sigal

Bashkia e Tiranës
njofton qytetarët se nga dita e Hënë, datë 26 Shtator 2016, në vijim
të zbatimit të fazës së parë të projektit të
“Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”, do të bëhet
bllokimi i trafikut për kalimin e automjeteve në segmentin nga Muzeu
Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjisë.



Qarkullimi i makinave do
të vijojë normalisht përpara Muzeut Historik Kombëtar në drejtim
të Rrugës së Durrësit, si dhe në rrugën përpara
selisë së Partisë Socialiste.


Faza e parë e punimeve në “Sheshin Skënderbej” përfshin punimet
për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujrave të shiut, si dhe atë të
shatërvaneve, dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën
përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të
zgjasin 12 muaj.

Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh
të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin normal të qytetarëve dhe
mjeteve.