Gazeta ‘Telegraf’ publikoi për herë të parë planin sekret të qeverisë për ardhjen e 75 mijë azilantëve sirianë

571
Dje mediat shqiptare TV, blogje, agjenci lajmesh dhe gazeta, ishin mbushur me lajmin për planin sekret të shtetit shqiptar, për të strehuar në Shqipëri 75 mijë azilantë sirianë që kanë vërshuar nëpër rugët dhe kampet e Evropës. Bë Shqipëri nuk kanë ardhur jo se ka mbrojtje kufijsh, por sepse e dinë që nuk gjejnë atë jetë që kërkojnë. Lajmin për ardhjen në Shqipëri të 75 mijë azilantëve sirinë, mediat shqiptare e kopjuan nga mediat gjermane dhe angleze, të cilat i ishin referuar lajmit të publikuar prej gazetës shqiptare “TELEGRAF”, botuar në datën 7 shtator 2015, si titull kryesor i kësaj gazete. Ishte një lajm i marrë nga burime pranë stafit të ngushtë të kryeministrit “Rama”, lajm që dy ditë më parë bëri e po vazhdon të jetë lajm kryesor ndërkombëtar në mediat prestigjioze botërore. Por, mediat shqiptare abuzojnë me autorësinë e këtij lajmi. Me cinizëm, ato nuk po publikojnë faktin, që për këtë lajm tashmë me jehonë publike ndërkombëtare, mediat gjermane e angleze i janë referuar gazetës shqiptare “TELEGRAF”. Edhe qeveria shqiptare e cila po tenton ta mohoj faktin e marrëveshjes me BE për të “strehuar” në Shqipëri 75 mijë azilantë sirianë, ka nisur ta pranoj pjesë-pjesë këtë marrëveshje. Është zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili pranoi dje publikisht, se ka pasur bisedime për marrje azilantësh sirianë. Pas tij, Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit Rama, duke iu referuar “International Business Times” (IBT), pranoi këtë fakt: “Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar në “International Business Times” (IBT), se është i gatshëm që vendi i tij “Shqipëria” të pranojë refugjatët sirianë edhe pse mijëra shqiptarë kanë ikur në Gjermani”. Ja çfarë kanë shkruar gazetat “The Daily Telegraph” (gazete angleze) dhe “BILD” (gazete gjermane, referuar plotësisht tekstit të lajmit të gazetës shqiptare “TELEGRAF”, të datës 7 shtator 2015: – “… Qeveria shqiptare po bie dakord me Bashkimin Europian, për të strehuar 75.000 refugjatë sirianë në Shqipëri, kryesisht në ish-gazermat e vjetra ushtarake. Ky vendim është duke u mbajtur i fshehtë nga publiku në Shqipëri…”. Pikërisht këtë referim shkrimi të botuar në gazetën “TELEGRAF” qysh në datën 7 shtator 2015, mediat shqiptare nuk e kanë cituar, ashtu siç kanë bërë edhe mediat gjermane e angleze. Përkundrazi e kanë trajtuar si lajm të “zbuluar” prej gazetarëve të tyre! Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Prej 1 viti, mediat shqiptare, kopjojnë shkrime të gazetës “Telegraf” dhe i publikojnë të nesërmen, ose disa ditë më pas si “prodhim” të tyre. Ka një rregull: Nëse merr shkrim të publikuar më parë nga një gazetë tjetër, duhet të marrësh leje për ta publikuar, madje ta publikosh pa asnjë ndryshim. Mirëpo disa gazeta e televizione, jo vetëm që nuk marrin leje, por edhe nuk citojnë burimin e gazetës “TELEGRAF” nga e kanë marrë! Nisur prej këtij qëndrimi të turpshëm e antiligjor, mendojmë t’i kujtojmë botuesve e drejtuesve të mediave që vjedhin shkrimet e “Telegraf”, të mos lejojnë gazetarët e tyre parazitë e përvehtësues, që të paraqesin si “punë të tyre”, punën e bërë prej të tjerëve. Në të kundërt, do të publikojmë me fakte, me emra gazetarësh e mediash çdo abuzim, madje edhe duke iu drejtuar rrugës ligjore! 
Redaksia “TELEGRAF”
Sigal