Gazeta Telegraf/Presidenti Nishani, i Ftuar Nderi në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

487
Sigal

Në Sesionin e Presidentëve të
Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Uashington D. C. 
Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Sh.T.Z. Bujar Nishani ishte i Ftuari i Nderit

 

 

Fillimisht Kreu i Shtetit
shqiptar u prit nga Gjenerali Major Frederick Padilla, Presidenti i UKM (NDU)
si dhe nga udhëheqësit e tjerë të këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit
e mendimit strategjik dhe përgatitjes ushtarake, me të cilët zhvilloi një takim
duke shkëmbyer mendime dhe ide. Ndërsa më pas Presidenti Nishani nënshkroi
Librin e Miqve dhe u prezantua në Sallën Lincoln për të mbajtur ligjëratën e
Tij me temë: “Integrimi i Shqipërisë në NATO: Një ndër dy
arritjet me rëndësi gjeostrategjike në historinë kombëtare që shërben si faktor
kontribuues vendimtar për paqen, stabilitetin demokratik dhe prosperitetin e
Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë
”.

 

Një pjesë e ligjëratës së Presidentit të Republikës,
Sh.T.Z. Bujar Nishani
:

 

“I nderuar President i USMC, Gjeneral
Padilla,

Të nderuar autoritete dhe akademikë të NDU,

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Zonja dhe zotërinj pjesëmarrës!

 

Ndjehem shumë i nderuar t’i
drejtohem sot këtij institucioni avangardë të mendimit strategjik dhe me
kontribute të spikatura në çështjet e sigurisë në SHBA, NATO-s dhe në nivel
global.

 

Kjo është hera e parë që
vizitoj Universitetin e Mbrojtjes së SHBA. Por, ky institucion është mjaft i
njohur në vendin tim, pasi me 100-ndra ushtarakë dhe civilë kanë përfunduar
kurse të ndryshme në sistemin e edukimit të SHBA, përfshi edhe në NDU. Shumë
prej tyre kanë drejtuar ose janë duke ushtruar funksione dhe përgjegjësi të
larta jo vetëm në sistemin e sigurisë kombëtare, por dhe në fusha të tjera si
ato të politikës, ekonomisë, legjislativit, qeverisjes vendorë, apo në
drejtimin e negociatave dhe proceseve të integrimit të vendit tim.

Prandaj, dëshiroj t’ju
falënderoj posaçërisht ju dhe stafin tuaj zoti Gjeneral, që më krijuat
mundësinë të ndaj me këtë audiencë mjaft të ndriçuar disa këndvështrime dhe
qëndrime për tematikën e pasqyruar në ekran.