Gazeta Telegraf/ Policia e Shkodrës vë në në pranga dy të rinj, pas tentativës për të grabitur një banesë në lagjen “Mark Lula”

46



Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Anton Marku, 23 vjeç dhe Anton Lulashi, 22 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë, ndalimi i këtyre shtetasve u bë më datë 26.09.2016 sepse dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen Mark Lula, Shkodër, kanë tentuar të kryejnë vjedhje në banesën e shtetasit N.N, 53 vjeç, por pa arritur të vjedhin ndonjë send.