Gazeta Telegraf/ Përfundon rruga që lidh Lundrën me Farkën

482
Sigal

Gazeta Telegraf/

Lundra dhe Farka
tashmë lidhen mes tyre nëpërmjet rrugës së asfaltuar me trotuare dhe parametra
bashkëkohorë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa pa nga afër
këtë investim, u shpreh se bashkia ka tashmë një plan për rrugët lidhëse mes
fshatrave. Erion Veliaj tha se “Ky është një investim, i cili ndihmon lidhjen
mes zonës së Lundrës dhe Farkës, për 3 mijë banorë që kanë zgjedhur të jetojnë
këtu. Kemi një plan rrjetesh që lidhin fshatrat në Petrelë, Bërzhitë, në
Krrabë, sidomos me rrugën kryesore që lidh Krrabën me autostradën
Tiranë-Elbasan”. Investimi në infrastrukturë për zonat periferike, gjithashtu
ka ndikuar në rritjen e vlerës së pronës sipas kryebashkiakut. Ai falënderoi
qytetarët për korrektesën në pagimin e taksës së pronës, e cila ka arritur në
93%.