Gazeta Telegraf/ Open Data Albania: Të ardhura të deklaruara sipas burimit të krijimit, viti 2015

612
Sigal

AIS (ojf) ka përgatitur dhe po publikon në portalin Open Data Albania artikullin me titull: Deputetët, të ardhura të deklaruara sipas burimit të krijimit Viti 2015 Renditje. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturat bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).

Renditjen sipas kategorive të detajuar ju mund ta gjeni tek artikulli i ODA, ku mund të bëni dhe tërheqje në versionin Excel. Të dhënat për secilin deputet janë në portalin Spending Data Albania rubrika Para dhe Pushtet, po aty mund të gjeni deklarime për Ministra, Kryebashkiak, Drejtues të Institucioneve të Pavarura, Gjyqtar të lartë dhe të tjerë funksionar të lartë publik.