Gazeta Telegraf/ Nuk ka gjenekolog, gratë lindin në Maqedoni ose Greqi

552
Sigal

Maksim TUFA


Banorët akuzojnë
Ministrinë e Shëndetësisë: Nuk ka gjenekolog, gratë lindin në Maqedoni ose
Greqi


Skandal, 1884
foshnje me shtetësi maqedonase dhe greke


Mungesa totale e
vëmendjes nga Ministria e Shëndetësisë, mungesa për shumë vite e mjekëve pasi
largohen drejt qyteteve të mëdha apo edhe jashtë shtetit, mungesa e investimeve
dhe mashtrimi me premtimet elektorale, ka bërë që në 3 vitet e fundit, plot 1884
foshnje nga fshatrat e Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe zonave të tjera
periferike, të lindin në Strugë, Dibër të Madhe, ose në qytetet kufitare greke.
Sipas burimeve nga institucionet e shëndetësisë në Elbasan rezulton se “kjo situatë
kaq skandaloze që ka detyruar 1884 gra të lindin në maternitetet e vendeve
fqinje, ka ardhur si pasojë e mungesës totale të qendrave shëndetësore, mjekëve
gjinekologë, mamive dhe stafeve mjekësore, kujdesit dhe gjithçka tjetër që
lidhet me kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës. Realisht 1884 foshnjat kanë shtetësi
maqedonase apo greke, sepse certifikatën e lindjes ato e kanë marrë nga
maternitetet e vendeve fqinje, kjo padyshim mbetet skandaloze, për faktin sepse
në një ditë të bukur Maqedonia dhe Greqia mund të pretendojnë se ata foshnje i
ka shtetasit e tyre, pavarësisht kombësisë”. Kjo padyshim mbetet një fushë e
hapur për akuza të rënda ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, ndaj drejtuesve të
saj dhe drejtuesve edhe në rrethe, që nuk kanë ngritur sa duhet zërin e tyre
për situatën e rëndë, e cila nesër mund të ketë precedentë të rëndë ligjorë apo
edhe midis shteteve tona fqinje…..



Për më tepër nesër në Gazeta Telegraf.