Gazeta Telegraf/ Monopoli i karburanteve dhe rrëzimi i avionëve

583
Sigal

Skandali me monopolin e
karburanteve dhe rrëzimi i avionëve


Autoriteti i Konkurrencës
hap hetimin e thelluar për furnizimin me karburant të avionëve

Autoriteti i
Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e
furnizimit të avionëve me karburant në zonën gjeografike të aeroportit
ndërkombëtar “Tirana International Aeroport”. Hetimi është hapur pasi
Konkurrenca ka konstatuar se tregu i karburantit për avionë JET A-1 karosene në
aeroportin “Tirana International Aeroport”, ndodhet në kushte monopoli ku një
ndërmarrje e vetme, AIR BP ALBANIA ofron karburant për mjetet e transportit
ajror. Që prej 31 dhjetorit 2014, kjo ndërmarrje nuk ka ekskluzivitet në këtë
zonë gjeografike. Nga vlerësimi i bilanceve financiare të ndërmarrjes AIR BP
ALBANIA rezulton se gjatë vitit 2015, fitimi pas tatimit janë të konsiderueshme
nëse krahasohen me tregun e karburanteve në vend. Sipas raportit të
Autoritetit, “Tirana International Aeroport”, në kontratën koncesionare të
lidhur me qeverinë shqiptare është zotëruesi i vetëm i hapësirës ku mund të
realizohet aktiviteti i depozitim/aksesit me karburant të avionëve. Kjo
ndërmarrje është në kushtet e monopolit për sa i përket tregut të aeroporteve
në vend dhe në të tilla kushte, transferimi i shërbimeve siç është ai i
furnizimit me karburant për avionët sërish vetëm te një ndërmarrje rrit koston
e operimit të kompanive ajrore. Në kushtet kur, referuar kontratave stacioni i
depozitim/aksesit në këtë aeroport është realizuar nga ana e ndërmarrjes AIR BP
ALBANIA dhe kjo e fundit zotëron të drejtat mbi këtë impiant, kjo
infrastrukturë vlerësohet si një facilitet esencial. Pra, bazuar në
terminologjinë e facilitetit esencial, është vetëm kjo infrastrukturë prej së
cilës mund të realizohet depozitimi dhe furnizimi me karburant i avionëve.
Dhënia e aksesit për depozitim dhe furnizim nga ana e ndërmarrjes AIR BP
ALBANIA, sipas kontratës së vënë në dispozicion të këtij hetimi, kundrejt një
pale të interesuar realizohet në kushtet e çmimeve të parregulluara. Pra,
ndërmarrja AIR BP ALBANIA zotëron një facilitet esencial për kryerjen e këtij
aktiviteti në zonën e “Tirana International Aeroport” dhe në kushtet aktuale
konkurrentët potencialë janë të detyruar që të përdorin facilitetin esencial që
ajo zotëron kundrejt kushteve të caktuara.

Liberalizimi i tregut

Dhënia e aksesit nga
ana e “Tirana International Aeroport”, për mundësinë e furnizimit me karburant
të operatorëve të tjerë, të cilët plotësojnë kriteret e nevojshme për të operuar
në këtë treg dhe kanë kontrata furnizimi me kompanitë ajrore, është mundësia e
vetme për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të karburantit JET A-1
karosene. Për këtë arsye, Autoriteti vendosi hapjen e procedurës së hetimit të
thelluar në tregun e produktit karburant avionësh JET A-1 mbi ekzistencën ose
jo të kufizimeve, shtrembërimeve apo pengimeve të konkurrencës. Periudha
hetimore është janar 2014 – qershor 2016.