Gazeta Telegraf/Ministrit Tahiri i bie avioni i tretë i drogës, në ditën e 3-vjetorit të postit si ministër

503
Sigal

Përparim HALILI

 

Rastësia të pasuron, ose të varfëron, të shpëton, ose të
merr jetën, por edhe të zbardh, ose të nxin faqen. Dhe kur këto rastësi,
ndodhin në ditë të shënuara, ato kanë një gëzim, ose trishtim të shtuar. Një
rastësi e tillë e hidhur, i ka ndodhur edhe Ministrit të Brendshëm, Saimir
Tahiri. Në datën 16 shtator 2016, Saimir Tahiri mbushi 3 vite qysh nga dita,
kur kryeministri Rama e emëroi në detyrën e lartë si “Ministër i Brendshëm”.
Mirëpo pikërisht në këta datë emërimi e ditë simbol të karrierës së tij në
postin e parë të lartë shtetëror si Ministër i Brendshëm, në fshatin Ishëm u rrëzua
një avion Italian që po bënte “guidë” piste, për transport droge, ndërkohë që
ministri ishte duke folur në parlament për sukseset e luftës në asgjësimin e
drogës në të gjithë Shqipërinë. në 3 vite karrierë si Ministër i Brendshëm, i janë
rrëzuar 3 avionë droge. Konkretisht, avioni i parë i drogës u rrëzua në Divjakë,
i dyti u ul dhe u ngrit në Vlorë e u kap në
Brindizi, ndërsa avioni I tretë u rrëzua në 3 vjetorin e
emërimit të zoit tahiri në detyrën “ministër I Brendshëm”, 3 vjetor të cilin e
ai e festoi me miqtë dhe e përcolli publikisht nëpërmjet faqes së tij në “:FB”,
duke vlerësuar arritjet në punën  e tij!

 

Ja përshëndetja e ministrit Tahiri në “FB”, me rastin e 3 vjetorit në detyrë

 

“Miq! Për mua dhe kolegët e mi, sot bëhen 3 vjet në detyrë. Vështirë të
kthesh kokën pas, por jam i bindur, se mbi gjithçka kemi arritur, ka plot forcë
e shpresë, për të bërë gjithçka mbetet ende për t’u bërë. Faleminderit! Të
gjithë atyre që besojnë e punojnë bashkë me ne për një Shqipëri më të mirë, më
të denjë e më të drejtë. Të gjithë kolegëve në qeveri e maxhorancë. Faleminderit,
ekipit të MB e çdo punonjësi të Policisë së Shtetit. Të gjithë miqve në FB. Dhe sigurisht, faleminderit edhe opozitës. Më kujton
gjithmonë si nuk duhet të jem…”