Gazeta Telegraf/ “Kuçedra” që ka zaptuar liqenet e Belshit

81

 Përparim HALILI


“Kuçedra” që ka zaptuar liqenin “Degë” në Bashkinë e Belshit

 

Banorë të Bashkisë së Re të Belshit në Qarkun e Elbasanit, kanë dërguar
disa ditë më parë, një letër në redaksinë e Gazetës “Telegraf”, shpesh dërguar
edhe minisrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë të Qarkut Elbasan, nëpërmjet
të cilës kërkojnë ndihmë “për të shpëtuar” liqenin e zonës së tyre nga “kuçedra”
që e ka zaptuar dhe nuk i lejon as të kalojnë pranë tij. Sipas letrës së banorëve,
bëhet fjalë për liqenin “Degë” në ish-Komunën Fierzë, tashmë Njësi Administrative
e Bashkisë së Belshit. Këtë liqen e ka zaptuar një banor “trim” i zonës dhe nuk
e lëshon, duke e shfrytëzuar për prodhim peshku, liqen në të cilin sipas
“Kanunit” që ka vendosur dhe zbaton zaptuesi, nuk lejohet të peshkoj askush,
madje as të freskoj duart. Thuhet, se “kuçedra” që e ka bllokuar liqenin, ka në
xhep një leje shfrytëzimi që ia ka dhënë një shtetar i lartë në Tiranë, fakt të
cilin gazeta “Telegraf” po e investigon dhe së shpejti do ta publikoj të plotë
si skandal korruptiv, pas të cilit qëndrojnë interesat e atij shtetari, që me
fuqinë detyrës që ka në një ministri, guxon e lëshon “defterë bakalli” të
quajtura “licenca”…