Gazeta Telegraf/ Kategoritë e invalidëve që do të përfitojnë banesa sociale

256

Banesat sociale,
kriteret që duhen për të përfituar grante të shpejta

Sipas vendimit, njësitë
e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar të çdo viti, do të paraqesin
kërkesat për grante pranë ministrisë përkatëse, që mbulon çështjet e strehimit,
të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje.

 

Qeveria shqiptare ka
miratuar dje, procedurat dhe kriteret për përfitimin e granteve të menjëhershme
për banesat me kosto të ulët, të cilat ndiqen nga pushteti lokal. Sipas
vendimit, njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar të çdo viti, do
të paraqesin kërkesat për grante pranë ministrisë përkatëse, që mbulon çështjet
e strehimit, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje. Këto njesi do
të duhet t’u japin përparësi, disa kategorive të veçanta të përcaktuara me një
tjetër vendim qeverie. Ministria, brenda muajit mars, planifikon në buxhetin e
shtetit fondet për vitin pasardhës.

Kriteret dhe përparësitë
për përfitimin e grantin të menjëhershëm janë këto:

a) Familjet që kanë në
përbërje persona me aftësi të kufizuara, si më poshtë vijon:

i. persona me mungesë
të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas
kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale dhe që kanë
nevojë për kujdestarë;

ii. paraplegjikë dhe
tetraplegjikë të cilët, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të
Aftësisë për Punë, deklarohen se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe
mosha e që kanë nevojë për kujdestarë;

iii. persona me
çrregullime të shëndetit mendor, që kanë nevojë për përkujdesje;

b) Individët me
statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore
e deri në moshën 30 vjeç.

9. Familjet që
plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, përfitojnë
grantin e menjëhershëm, përkatësisht, në masën:

a) 5 për qind të vlerës
së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës
5, me të ardhura maksimale mujore nga 100-120 për qind të të ardhurave mesatare
të përcaktuara për prefekturën;

b) 10 për qind të
vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të
pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 0 – 99 për qind të të ardhurave mesatare
të përcaktuara për prefekturën;

c) 10 për qind të
vlerës së banesës me kosto të ulët, individët me statusin

10. Në të ardhurat
maksimale mujore të familjes nuk përfshihen të ardhurat e përfituara nga ndihma
ekonomike.

11. Familjet që
plotësojnë kriteret sipas pikës 5, të këtij vendimi, paraqesin pranë njësive të
qeverisjes vendore kërkesën për përfitimin e grantit të menjëhershëm, në çastin
e paraqitjes së dokumentacionit sipas vendimit nr.574, datë 29.8.2012, të
Këshillit të Minisrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit që duhet të paraqesë
familja për t’u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe
të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”.

12. Ngarkohen organet e
qeverisjes vendore dhe ministria përgjegjëse për çështjet e strehimit për
zbatimin e këtij vendimi.