Gazeta Telegraf/ Ilir Meta: Toleranca fetare, të shërbejë si shembull për të kaluar radikalizmin politik

578

Kryetari
i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në punimet e Komitetit të Monitorimit të
Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku temë e aktiviteti ishte
toleranca dhe bashkëjetesa fetare.

Në fjalën e tij ILir Meta tha se ” Në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë probelme me radikalizmin fetar, por kemi ende disa probleme me radikalizmin politik”. Ndaj toleranaca dhe bashkëjetesa edhe në politikë është një sfidë, sfida jonë më e madhe, cilësoi ai. Meta theksoi se, ekstremet dhe radikalizmi i çfarëdolloj aspekti është i rrezikshëm

Sigal


pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetarja e Kuvendit znj. Valentina Leskaj,
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, pjesëmarrës nga 47
vendet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputet të
Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.


fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu vlerësimin e tij që ky
aktivitet zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se Shqipëria është modeli i
bashkëjetesës fetare.

“Është
kënaqësi e veçantë që ky Komitet i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës mblidhet për herë të parë në Tiranë dhe për një çështje
mjaft të rëndësishme për ne, për rajonin, por edhe për mbarë Botë, dhe mendoj
që mblidhet edhe në vendin e duhur për të dhënë mesazhet e duhura”, – tha z.
Meta.


vijim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit vuri theksin tek toleranca dhe
harmonia fetare që ekziston në vendin tonë ku objektet e kultit janë pranë
njëra-tjetrës. “Mund të mos dalë një jetë njerëzore për të njohur në vend. Mund
të mjaftojnë pak ditë për të vlerësuar se çfarë shkon mirë, çfarë duhet
përmirësuar dhe çfarë duhet bërë ndryshe në një vend. Por natyrisht që është e
radhë që të gjesh në qendër të kryeqytetit faltoret e tre besimeve të ndryshme
fetare aq pranë njëra tjetrës. Vetëm disa qindra metra larg, ju do të shihni
Katedralen Katolike, Katedralen Ortodokse dhe në ndërtim e sipër edhe Xhaminë
Myslimane dhe diku më tej edhe Qendra Botërore e Bektashinjve. Tingujt e
kambanave, por edhe zëri i myezinit në të njëjtën kohë dhe të njëjtin vend janë
një gjë normale në të gjithë Shqipërisë, si në veri dhe në Jug. Në këtë
drejtim, Tirana është si Jerusalemi, toka ku duket se është pjekur historia.
Por ndryshe nga Jerusalemi, këtu gjithnjë fjalën e ka paqja, bashkëjetesa dhe
pranimi si i barabartë i të ndryshmit. Ju do të mund të shihni grupe njerëzish
që janë në punë, shkolla, në rrugë e kudo gjet, dhe nuk mund të dalloni se ata
janë të besimeve të ndryshme fetare ose dhe ateistë. Sepse në Shqipëri është
shumë e radhë pyetja nëse beson dhe çfarë besimi fetar ke. Sepse në Shqipëri
është shumë e zakontë që besimtari katolik dhe ortodoks të festojnë dhe të
urojnë Bajramin e Madh dhe Bajramin e Vogël, dhe besimtari mysliman të urojë e
të festojë Krishtlindjet. Është normë morale që edhe ateisti të pranojë këtë
realitet dhe ai vetë të jetë tërësisht i pranuar dhe normal në sytë e
besimtarit praktikant”, – theksoi Kryetari i Kuvend.

Z.
Meta e cilësoi si një vlerë kombëtare harmonin fetare që ekziston në Shqipëri
duke shtuar se: “Ne shqiptarët kemi një fat të madh të trashëguar nga
gjeneratat e mëparshme dhe që padyshim do t’ua lëmë si trashëgimi edhe
gjeneratave në të ardhmen. Ne jemi dëshmia dhe modeli, jemi prova dhe jetësimi
i mundësisë së asaj që për fat keq në vendet e tjera ngjan e pamundur apo shumë
e vështirë. Shqipëria dëshmon se të krishterët dhe të myslimanët mund të
jetojnë të lumtur me njëri tjetrin. Mund ta pranojnë njëri tjetrin. Mund të ndërtojnë
të nesërmen e përbashkët me njëri-tjetrin. Mund të martohen dhe të krijojnë
familje të qëndrueshme dhe të lumtura, ndoshta fëmijët e tyre të zgjedhin
besimin që dëshirojnë. Në këtë aspekt, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer
i tolerancës dhe i harmonisë fetare. Aq më shumë bëhet e dukshme një gjë e
tillë kur kemi parasysh se vendi ynë ndodhet në Ballkan. Në këtë gadishull,
pjesë të pandarë të Evropës, por dhe vendi që ka krijuar dhe shkaktuar shumë
andralla vetes dhe Evropës me përplasjet dhe konfliktet që kanë ardhur për
shkak të etnive të ndryshme, besimeve të ndryshme dhe gjuhëve të ndryshme”, –
nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Duke
bërë një paralelizëm ndërmjet të shkuarës së errët të Ballkani dhe procesit
integrues që është futur tani më rajoni, z. Meta e cilësoi harmoninë fetare si
një vlerë e domosdoshme edhe për vetë integrimin në Bashkimin Europian të
gjithë shteteve të Ballkanit. “Ballkani është modeli i djeshëm i përplasjeve
dhe i luftërave edhe me sfond fetar. Pakkush do të mendonte se e shkuara është
një herë e përgjithmonë e harruar. Ndaj trashëgimisë së saj të rëndë duhet të
luftojmë çdo ditë, sepse ekzistojnë ende rreziqet që ajo të ripërsëritet nëse
harrojmë, kryesisht nga politikanë që armatosen me urrejtje edhe kur bëjnë
sikur flasin për paqe, që i takojnë të shkuarës dhe që nuk mund të premtojnë
një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Koncepti dhe projekti i integrimit
evropian, që vendet e rajonit tonë kanë përqafuar, ideja e pranimit të të
njëjtit flamur vlerash të përbashkëta evropiane dhe euro-atlantike, hyrja në
këtë klub demokracie si të ndryshëm por të barabartë, është çlirimi
përfundimtar nga e shkuara dhe një fillim i ri historik për të ardhmen e të
gjithë rajonit tonë”,- tha z. Meta.

Kryetari
i Kuvendi u ndal në fjalën e tij edhe tek situata ekonomike dhe politike në
vend duke thënë se harmonia fetare që ekziston në Shqipëri duhet të jetë një
model edhe për harmoninë politike që duhet të ketë vendi ynë. “Të nderuar
pjesëmarrës, ne në Shqipëri kemi ende shumë sfida përpara. Të qenit ende një
vend i varfër dhe me probleme ekonomike është një sfidë e rëndësishme që ne
duhet dhe do ta përballojmë por nga ana tjetër ne kemi arritur të fitojmë një
sfidë e jashtëzakonshme me të cilën përballet sot e gjithë bota. Bashkëjetesën
në diversitet edhe për shkak të besimeve të ndryshme fetare. Do ta konsideroja
tolerancën, bashkëjetesën dhe harmoninë fetare si një arsye më shumë gjithashtu
edhe për të qenë modest dhe kokulur si besimtarët në faltore dhe e vetmja
mënyrë që vjen nga e shkuara për t’iu drejtuar të ardhmes me punë dhe përulësi.
Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por për fat
të keq ne kemi patur dhe ende kemi disa probleme me radikalizmin politik. Ndaj
toleranca dhe bashkëjetesa mes të ndryshmëve në besim apo edhe në politikë
është një sfidë. Ne sfidën e parë e kemi fituar dhe bazuar tek ajo që është një
shembull i mrekullueshëm për shoqërinë tonë, besoj që do ta fitojmë edhe sfidën
e dytë. Sepse ekstremet dhe radikalizmi i çfarëdolloj aspekti është mjaft i
rrezikshëm dhe këtë e dëshmojnë të gjitha zhvillimet e fundit në botë apo edhe
në rajone pranë nesh dhe për ta fituar këtë bashkëjetesa është sfida jonë në të
gjitha drejtimet”, – përfundoi fjalën e tij Kryetari i Kuvendi z. Ilir Meta.


fjalën e tij në këtë aktivitet, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z.
Blendi Klosi theksoi dialog ndërfetar është i domosdoshëm sot duke vlerësuar
harmonin fetare që ekziston në Shqipëri. “Unë besoj se “Dialogu Ndërfetar është
i domosdoshëm sot dhe hapi i parë për vendosjen e tij është respekti dhe
stimulimi reciprok i shoqëruar me përpjekjet e përbashkëta në rrugën e së
drejtës”,- u shpreh ministri.

Nënkryetarja
e Kuvendit znj. Valentina Leskaj theksoi se Shqipëria është nj provë se
bashkëjetesa midis besimeve të ndryshme fetare mund të prosperojë dhe se mund
të japë eksperiencën më të mirë në Këshillin e Europës se si mund të arrihet
kjo gjë. “Shqipëria është një prove se harmonia, bashkëjetesa mes feve të
ndryshme mund të prosperojë. Natyrisht që askush nuk është i imunizuar nga
risqet, në këto kohë të vështira kur harmonia fetare merr një vlerë të veçantë
e duhet bërë gjithçka që ta ruajmë e zhvillojmë këtë pasuri të çmuar. Po unë
besoj se si vend anëtar i Këshillit të Europës, organizatës që është investuar
shumë në çështjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, si një nga vlerat
themelore, e në harmoninë e tolerancën fetare, mund të bëjmë shumë për të
përhapur eksperiencat e praktikat më të mira qoftë edhe me shembujt e fshatrave
që mora si referencë po që nuk janë të vetmet”, – nënvizoi znj. Leskaj.

Pjesë
e kësaj bisede u bënë edhe katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri,
atij Katolik, Ortodoks, Mysliman dhe Bektashi të cilët vlerësuan harmoninë
fetare në Shqipëri.

 

Fjala e plotë e Kryetarit
të Kuvendit z. Ilir Meta

 


nderuar pjesëmarrës,


nderuar kolegë deputet, përfaqësues të Komisionit të Monitorimit të Asamblesë
Parlamentare, i nderuar z. Ministër, të nderuar përfaqësues të Komuniteteve
Fetare këtu,

Është
kënaqësi e veçantë që ky Komitet i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës mblidhet për herë të parë në Tiranë dhe për një çështje
mjaft të rëndësishme për ne, për rajonin, por edhe për mbarë Botë, dhe mendoj
që mblidhet edhe në vendin e duhur për të dhënë mesazhet e duhura.

Mund
të mos dalë një jetë njerëzore për të njohur në vend. Mund të mjaftojnë pak
ditë për të vlerësuar se çfarë shkon mirë, çfarë duhet përmirësuar dhe çfarë
duhet bërë ndryshe në një vend. Por natyrisht që është e radhë që të gjesh në
qendër të kryeqytetit faltoret e tre besimeve të ndryshme fetare aq pranë njëra
tjetrës. Vetëm disa qindra metra larg, ju do të shihni Katedralen Katolike,
Katedralen Ortodokse dhe në ndërtim e sipër edhe Xhaminë Myslimane dhe diku më
tej edhe Qendra Botërore e Bektashinjve.

Tingujt
e kambanave, por edhe zëri i myezinit në të njëjtën kohë dhe të njëjtin vend
janë një gjë normale në të gjithë Shqipërisë, si në veri dhe në Jug.


këtë drejtim, Tirana është si Jerusalemi, toka ku duket se është pjekur
historia. Por ndryshe nga Jerusalemi, këtu gjithnjë fjalën e ka paqja,
bashkëjetesa dhe pranimi si i barabartë i të ndryshmit. Ju do të mund të shihni
grupe njerëzish që janë në punë, shkolla, në rrugë e kudo gjet, dhe nuk mund të
dalloni se ata janë të besimeve të ndryshme fetare ose dhe ateistë. Sepse në
Shqipëri është shumë e radhë pyetja nëse beson dhe çfarë besimi fetar ke. Sepse
në Shqipëri është shumë e zakontë që besimtari katolik dhe ortodoks të festojnë
dhe të urojnë Bajramin e madh dhe Bajramin e vogël, dhe besimtari mysliman të
urojë e të festojë Krishtlindjet. Është normë morale që edhe ateisti të pranojë
këtë realitet dhe ai vetë të jetë tërësisht i pranuar dhe normal në sytë e
besimtarit praktikant.

Ne
shqiptarët kemi një fat të madh të trashëguar nga gjeneratat e mëparshme dhe që
padyshim do t’ua lëmë si trashëgimi edhe gjeneratave në të ardhmen.

Ne
jemi dëshmia dhe modeli, jemi prova dhe jetësimi i mundësisë së asaj që për fat
keq në vendet e tjera ngjan e pamundur apo shumë e vështirë. Shqipëria dëshmon
se të krishterët dhe të myslimanët mund të jetojnë të lumtur me njëri tjetrin.
Mund ta pranojnë njëri-tjetrin. Mund të ndërtojnë të nesërmen e përbashkët me
njëri-tjetrin. Mund të martohen dhe të krijojnë familje të qëndrueshme dhe të
lumtura, ndoshta fëmijët e tyre të zgjedhin besimin që dëshirojnë.


këtë aspekt, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe i
harmonisë fetare. Aq më shumë bëhet e dukshme një gjë e tillë kur kemi parasysh
se vendi ynë ndodhet në Ballkan. Në këtë gadishull, pjesë të pandarë të
Evropës, por dhe vendi që ka krijuar dhe shkaktuar shumë andralla vetes dhe
Evropës me përplasjet dhe konfliktet që kanë ardhur për shkak të etnive të
ndryshme, besimeve të ndryshme dhe gjuhëve të ndryshme.

Ballkani
është modeli i djeshëm i përplasjeve dhe i luftërave edhe me sfond fetar.
Pakkush do të mendonte se e shkuara është një herë e përgjithmonë e harruar.
Ndaj trashëgimisë së saj të rëndë duhet të luftojmë çdo ditë, sepse ekzistojnë
ende rreziqet që ajo të ripërsëritet nëse harrojmë, kryesisht nga politikanë që
armatosen me urrejtje edhe kur bëjnë sikur flasin për paqe, që i takojnë të
shkuarës dhe që nuk mund të premtojnë një të ardhme të sigurt dhe të
qëndrueshme.

Koncepti
dhe projekti i integrimit evropian, që vendet e rajonit tonë kanë përqafuar,
ideja e pranimit të të njëjtit flamur vlerash të përbashkëta evropiane dhe
euro-atlantike, hyrja në këtë klub demokracie si të ndryshëm por të barabartë,
është çlirimi përfundimtar nga e shkuara dhe një fillim i ri historik për të ardhmen
e të gjithë rajonit tonë.


nderuar pjesëmarrës, ne në Shqipëri kemi ende shumë sfida përpara. Të qenit
ende një vend i varfër dhe me probleme ekonomike është një sfidë e rëndësishme
që ne duhet dhe do ta përballojmë por nga ana tjetër ne kemi arritur të fitojmë
një sfidë e jashtëzakonshme me të cilën përballet sot e gjithë bota.
Bashkëjetesën në diversitet edhe për shkak të besimeve të ndryshme fetare. Do
ta konsideroja tolerancën, bashkëjetesën dhe harmoninë fetare si një arsye më
shumë gjithashtu edhe për të qenë modest dhe kokulur si besimtarët në faltore
dhe e vetmja mënyrë që vjen nga e shkuara për t’iu drejtuar të ardhmes me punë
dhe përulësi.


Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por për fat të
keq ne kemi patur dhe ende kemi disa probleme me radikalizmin politik. Ndaj
toleranca dhe bashkëjetesa mes të ndryshmëve në besim apo edhe në politikë
është një sfidë. Ne sfidën e parë e kemi fituar dhe bazuar tek ajo që është një
shembull i mrekullueshëm për shoqërinë tonë, besoj që do ta fitojmë edhe sfidën
e dytë. Sepse ekstremet dhe radikalizmi i çfarëdolloj aspekti është mjaft i
rrezikshëm dhe këtë e dëshmojnë të gjitha zhvillimet e fundit në botë apo edhe
në rajone pranë nesh dhe për ta fituar këtë bashkëjetesa është sfida jonë në të
gjitha drejtimet.

Faleminderit
për vëmendjen dhe njëkohësisht që keni zgjedhur Tiranën për këtë temë mjaft të
rëndësishme.
.