Gazeta Telegraf/ Hillary Clinton merr mbështetjen, edhe të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy

64

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy kandidat për parapraket
brenda së djathtës në presidencialet e 2017, aspiron fitoren e Hillary Clinton
përballë republikanit Donald Trump, u shpreh ai sot, disa orë përpara debatit
të parë televiziv midis dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur në lidhje me krahasimin që po aludohet së fundmi midis
tij dhe Donald Trump, Sarkozy u përgjigj: “Kam bindjen se për ato që e kanë
ngritur një tezë të tillë, nuk është aspak një kompliment. Megjithatë unë i
uroj fitoren Hillary Clinton.

“Kjo temë nuk më përket aspak, pasi nuk jam shtetas amerikan,
por kam punuar me Hillary Clinton dhe them me bindje se tek ajo duhet të kesh
besim, pasi është një grua plot me kurajë”, vijoi ish-presidenti francez,
kandidat për t’u emëruar brenda partisë Republikane gjatë paraprakeve në fund
të nëntorit.

Në mesin e kandidatëve kryesorë në zgjedhjet presidenciale
franceze të 2017, vetëm Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë ka
shfaqur mbështetjen e saj për Donald Trump