Gazeta Telegraf/Fier-Banorët në protestë, kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve

536
Sigal

 Impianti i Elbasanit dhe projekti i
impanitit Fier janë projektuar të përpunojnë vetëm kapacitetin e mbetjeve
urbane që gjenerojne qarqet

Ministria e Mjedisit mirëpret
fillimin sa më shpejt të punës të projektit madhor për Bashkinë Fier dhe
qytetarët e saj të Qarkut Fier për ndërtimin e impiantit të trajtimit të
mbetjeve dhe prodhim Energjie.

Projekti për dhënien me Koncesion/PPP të ndërtimit të administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve
urbane të Qarkut Fier dhe prodhim energjie
, është në përputhje me strategjinë dhe politikat e menaxhimit të
Ministrisë së Mjedisit, duke u konsideruar me
interes publik.

Ky impiant
është një projekt i cili është iniciuar si një nismë e domosdoshmëri nga
pushteti vendor, Bashkia Fier
prej Korrik 2015.
Kjo bashki i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrive të tjera të
linjës, për njohjen dhe kërkesën për zgjidhje dhe ndërhyrje nga ekzekutivi me
problematikën e hasur nga ata për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Tetor
2015
Këshilli Bashkiak i Bashkisë Fier shpall emergjencën mjedisore
në fushën e menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane  duke ia bërë
të njohur vendimin  edhe Ministrisë së
Mjedisit, Ministrive të linjës e instancave të tjera shtetërore.

Në bazë të ligjit 125/2013 “Për
Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” të ndryshuar, Ministria e Mjedisit,
në cilësinë e autoritetit kontraktues dhe në mbështetje të kuadrit ligjor:
Ligjit nr. 125/2013 “Për Konçesionet dhe Partneritet Publik Privat”, të
ndryshuar, si dhe VKM nr. 575 datë 10/07/2013 “Për Miratimin e Rregullave të
Vlerësimit dhe të Dhënies së Konçension/Partneritet Publik Privat”, të
ndryshuar vlerësoi ngritjen e një
komisioni ndërinstitucional.

Ky komision ndërinsitucional u ngrit më Dhjetor 2015 me Urdhër
Ministri dhe përbëhej nga 7 anëtarë
përfaqësues të Ministrive të
linjës 2 anëtarë nga Ministria e Mjedisit 1 anëtar nga Ministria e Energjitikës,
2 anëtarë nga Bashkia Fier si dhe 2 anëtarë nga Agjencia e Trajtimit të
Koncesioneve (ATRAKO). Komisioni në këto 10 muaj është mbledhur në mënyrë
periodike.

 

1 –  Projekti
i impiantit FIER
:

Impiant i përpunimit të  mbetjeve urbane (IPMU) me rikuperim të energjisë 
(Waste to Energy Plant- WTE) , do të jetë impianti i 2-të në vend i
këtij lloji.

Projekti i propozuar është një impiant i përpunimit të  mbetjeve urbane (IPMU) me rikuperim të energjisë  (Waste to Energy Plant- WTE) duke prodhuar
energji elektrike.

Ky projekt madhor vjen në Shqipëri
pas atij të Elbasanit, ku  gërshetohet menaxhimi
i mbetjeve urbane me përfitim të prodhimit të energjisë.

Objektivi kryesor ka të bëjë me një menaxhim më të mirë të
integruar të
mbetjeve e ngurta urbane (MNU), shfrytëzimit në një kohë shumë më të gjatë të zonave për
depozitim dhe shndërrimin e tyre në energji.

Ndërtimi i këtij impianti ka avantazhe për zonën dhe për më gjerë
pasi nga njëra anë bëhet mbledhja dhe grumbullimi i MNU,
problem serioz në vend, trajtimi
teknologjik i MNU duke shmangur çdo impakt negativ në mjedis dhe zonën përreth.

Për më tepër, do të kemi përfitim në energji për banorët dhe bizneset
e zonës dhe më gjerë
. Me
konkretizimin e këtij projekti pritet që të përpunohen maksimalisht rreth
180-200 ton mbeturina urbane/ditë ose rreth 70,000 ton/ vit, kapacitet ky i
përllogaritur sipas gjenerimit të mbetjeve të Qarkut Fier.

Impianti  do të kete një përpunim maksimal 180- 200 ton
mbetje/dite, djegia e të cilave do të sigurojë prodhim energjie elektrike prej 3
.8 mW.

  • Ndërtimi dhe funksionimi i këtij impianti do
    të sistemojë një hërë e mirë problemin e mbetjeve në Qarkun e Fierit;
  • Krijon ndikim pozitiv në rritjen ekonomike të
    Shqipërisë, duke rritur edhe punësimin në vend, sidomos në Bashkinë Fier
  • Ul kostot e menaxhimit të mbetjeve nga ana e
    Bashkisë Fier, si dhe i jep mundësinë të krijojë të ardhura këtij
    institucioni.
  • Prodhimi i energjisë nga përdorimi i impantit
    është një siguri më tepër për furnizimin e popullatës së qytetit me
    energji elektrike.
  • Kohëzgjatja
    e këtij konçesioni të jetë 6 vjet.

 

2-  Impianti ELBASAN 

Impianti i
trajtimit të mbetjeve urbane  – I pari
në vend
, trajtimi i mbetjeve në prodhim energjie, pritet të inagurohet
brenda Nëntor 2016
                                                     

Projekti i ndërtimit të impiantit të Elbasanit do t’i
japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe për hërë të
parë në Shqipëri aplikohet shndërrimi i mbetjeve në energji. 

Ky është një nga projektet
më të mëdha në fushën e mjedisit
, i pari projekt  i këtij lloji në vend sipas standardeve e
parametrave të përcaktuara nga BE në masën 100% dhe e çertifikuar për këto
standarde.

 

Në Nëntor 2016, për herë të parë në Shqipëri, pritet të
fillojë punën me kapacitet të plotë, Projekti i
Plotë “Landfilli dhe Inceneratori i Elbasanit” , së bashku me rehabilitimin e
plotë të zonës, bonifikimin dhe gjelbërimin e saj, të parashikuara sipas
projektit zë një sipërfaqe totale prej 36.000 m2.

 

Impianti i parë i
trajtimit të mbetjeve urbane  që do të
prodhojë  energji
.

Nga mbetjet do të përftohet energji me rreth 2.85 mW, nga
të cilat 0.5 mW do të jenë për vetë impiantin dhe pjesa tjetër i kalon Bashkisë
së Elbasanit për të mbuluar nevojat e qytetarëve.

Ajo që është
e rëndësishme
ndryshe nga landfillet
e tjera,
për herë të parë Bashkia
e Elbasanit për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve e ka koston zero.

Kohëzgjatja e këtij konçesioni të jetë 7 vjet dhe pas kësaj
do të dorëzohet e kalojë në pronësi të Bashkisë Elbasan.

 

 

3-    Ligji i
menaxhimit të integruar të mbetjeve

Ministria e Mjedisit sqaron se ligji  i miratuar në Parlament më 22 Shtator 2016 rregullon qartazi  mënyrën e trajtimit të mbetjeve në këto impante.

Në ligjin nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,
të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime, në Nenin 2 :

b) Pas pikës 2, shtohet pika 3 si më poshtë:

“3. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme, për qëllim
ruajtjeje, asgjësimi ose incenerimi në Republikën e Shqipërisë.”

 

 

 

Këto projekte konsiderohen superiore,
në krahasim me depozitimin e mbetjeve
direkt në landfill, si në aspektin mjedisor ashtu edhe në aspektin ekonomik.

Këto impiante si ai i Elbasanit ashtu dhe ai i Fierit do të asgjësojnë
vetëm mbetjet urbane të Qarkut të tyre, për aq kapacitet sa përballojnë. Këto
impiante janë projektuar për të
përballuar asgjësimin  vetëm për sasinë e
mbetjeve urbane që gjeneron secili
qark.

 

Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim
me partnerët e saj, garanton që projekte të
tilla janë të standardeve evropiane
e
parametrave të përcaktuara nga BE në masën 100% dhe e çertifikuar për këto
standarde,
duke sjellë eksperiencën ndërkombëtare dhe kombëtare.