Gazeta Telegraf/Çelet Shkolla Verore Evropiane,Meta:Bashkëpunim konstruktiv për garancinë e reformave

560
Sigal

Forcimi i kapaciteteve për procesin e
integrimit është qëllimi i Shkollës Verore Evropiane, raundi i parë i së cilës
u çel të hënën në Tiranë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Profesorë të Kolegjit Evropian të Bryzhit
(Belgjikë) dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar të
çështjeve të integrimit do të referojnë mbi këtë proces gjatë një jave, në këtë
Shkollë ku marrin pjesë 37 nxënës, të shpallur fitues pas një gare të hapur.

Në ceremoninë hapëse, kryetarja e KKIE-se,
Majlinda Bregu theksoi rëndësinë e Shkollës në forcimin e kapaciteteve
institucionale për integrimin. Është koha e duhur për çeljen e një Shkolle të
tillë, tha ajo, pasi Shqipëria nuk ka ende një institucion të specializuar për
kete proces dhe trajnimin e të gjithë aktorëve, veçanërisht atyre që punojnë
pët të.

Kryetari i Kuvendit, Ilir
Meta e vlerësoi çeljen e Shkollës Verore “një gur të çmuar në përfshirjen dhe
nxitjen e të gjithë aktorëve në procesin e integrimit”.
Duke u ndalur tek miratimi me konsensus të gjerë i reformës në drejtësi,
kryeparlamentari theksoi se edhe për reforma të tjera, që i shërbejnë forcimit
dhe transformimit të vendit, duhet bashkëpunim dhe dialog politik.

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin e cilësoi hapjen e kësaj
Shkolle si “çelësin” për anëtarësimin në BE. Shkolla ka një potencial të madh
për të bërë më të qartë për rrugën se si do të ecet në këte proces, tha ajo.