Gazeta Telegraf/ Bashkia e Durrësit sqaron zyrtarisht marrjen në pronësi me VKM të pyjeve dhe kullotave publike

510
Sigal

Bashkia e Durrësit sqaron zyrtarisht marrjen në pronësi me VKM të pyjeve
dhe kullotave publike 

 

Në lidhje me çështjen gjyqësore para Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës me
palë paditëse Pal Seçuni dhe i paditur Bashkia Durrës, Avokatura e Shtetit
Durrës, kërkojmë të sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pyjet dhe kullotat
publike janë transferuar në pronësi të bashkive (konkretisht Bashkisë Durrës)
me VKM nr. 433, datë 08.06.2016. Procesi i marrjes në dorëzim të fondit pyjor
sipas kësaj VKM-je akoma nuk ka përfunduar. Procesi gjyqësor civil i diskutuar
dhe i bërë publik në disa media, ka nisur më datë 16.07.2015 dhe vendimi
përfundimtar i Gjykatës së Shkallës së Parë ka nr. 457, datë 25.03.2016. Pra,
si gjatë gjykimit të çështjes edhe kur ka përfunduar ky gjykim civil në datën
25.03.2016, ngastrat pyjore nuk ishin në pronësi të Bashkisë Durrës, pasi ato i
janë kaluar bashkisë më vonë në kohë, konkretisht me VKM nr. 433, datë
08.06.2016.