Gazeta Telegraf/Avioni i drogës është rrëzuar në 5 të mëngjesit

489
Sigal

 “Turbulencat” e të vërtetës së
avionit të drogës, që ra në “pistën” e Ishmit

 

Një shpjegim teknik prej specialisti dhe një dëshmi e bërë në “Telegraf”nga
një banor i zonës

 

Gazetës “Telegraf”, i ka ardhur dje një informacion i shoqëruar edhe me një
denoncim, të një dëshmitari okular banor i zonës së Ishmit, i cili është
ndodhur pranë vendit ku ka rënë avioni
pilotohej nga shtetasi italian, 69-vjeçari Guido Andrea Guidi.
letra e
ardhur në “Telegraf” ka edhe shpjegimin prej një specialisti të teknikës së fluturimeve
dhe pilotimit, lidhur me rastin e avionit italian, të rrëzuar 3 ditë më parë në
Ishëm. Pa bërë komente, po e publikojmë të plotë këtë shpjegim:

“U tha, se piloti tregoi, se kur kish tentuar të ngrihej përsëri, i ra avioni
në një gropë dhe iu thye rrota, prandaj përfundoi në shkurre. Dhe kjo pranohet
nga zyrtarët që merren me hetimet, të cilët nuk pyesin specialistët. Ne që e
njohim aviacionin, nuk e pranojmë këtë gënjeshtër të pilotit mafioz italian.
Nëse do të ishte sikundër thotë piloti, se gjatë ngritjes i ra rrota në një gropë
dhe u thye ajo, atëherë avioni do të kishte mbetur në pistë, tek gropa ku sipas
deklaratës së pilotit, i “është thyer rrota”. Pra, piloti gënjen. E vërteta është kjo: Ky tip avioni ngre dhe
transporton lehtësisht deri në 400-450 kg. Por ai, duhet të jetë ngarkuar me më
shumë ngarkesë, se sa 450-500 kg dhe kjo ngarkesë as nuk është lidhur dhe as
nuk është vendosur në mënyrë të baraspeshuar brenda avionit, që ai të rrinte në
ekuilibër. Ky mos zbatim rregulli, ka ndodhur si rrjedhojë e ngutjes për të
ikur sa më shpejtë. Dhe avioni është ngritur, por ngarkesa, si rrjedhojë e
lëkundjeve që ka pas avioni gjatë marrjes së shpejtësisë në ngritje, në këtë
fushë tërë gropa është zhvendosur dhe me të marrë disa metra lartësi, ai është
anuar, si rrjedhojë e zhvendosjes në një krahë të ngarkesës dhe është
rrëzuar. Në kohën që është rrëzuar, është rrëzuar në një krah prandaj edhe
e ka thyer krahun. Kontrabandistët që prisnin largimin e avionit, janë ngutur
për ta çmontuar e rimontuar krahun (vidat janë të zhvidhosur), por është bërë
njoftimi publik dhe ata kanë shpejtuar të marrin ngarkesën e futur brenda avionit
në thasë të zinj të paketuar si “koli”, duke shpejtuar dhe hedhur në disa automjete
që e çuan drejt bregut e më pas duke e ngarkuar në një  skaf/ pas kësaj u larguan, duke lënë atje
pilotin e shokuar. Këtë e kanë parë edhe banorë të tjerë të zonës. kemi dëgjuar
zhurmën që avioni është ulur në pistë në orën 05.00 dhe jo në orën 08.00.

 

Deklarata e parë e policisë shqiptare: “Piloti ishte për
fluturim turistik…”

 

Sipas policisë, aeroplani u ul në orën 8:45 minuta të
mëngjesit në zonën bregdetare të fshatit Godull. Ai pilotohej nga një shtetas
italian, 69-vjeçar, Guido Andrea Guidi. Sipas policisë, në avion nuk është
gjetur asnjë send i paligjshëm apo i dyshimtë dhe se ai ishte ulur për shkak të
një defekti në motor. 
deklarimet e para për policinë, piloti ka shpjeguar se ishte nisur nga Bari për
një udhëtim turistik drejt Veriut, por siç ka pohuar ai, për shkak të kohës së
bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det dhe ka përfunduar mbi hapësirën
shqiptare. Në lartësinë 1500
metra, ai ka vënë re defektin dhe ka tentuar të ulet në zonën bregdetare të
Godullës ku avioni pësoi edhe dëmtime, ndërsa një gomë i është shkëputur nga trupi.
Nga ana e Aviacionit Civil rezulton se avioni në fjalë nuk ka pasur leje
fluturimi. Në bazë të proceduarave, leja kërkohet 48 orë para duke paraqitur
edhe dokumentacionin përkatës. Por
sipas burimeve gjyqësore italiane, piloti Guido Andrea Guidi rezulton i dënuar
për korrupsion lidhur me një aksident ajror të ndodhur në qershor të vitit 2003
në Milano, ku humbën jetën dy persona. Sipas
hetuesve italianë, Guidi dyshohet se ka premtuar dhënien e 125 mijë eurove
ryshfet një tekniku, në këmbim të hartimit të një raporti në —-favor të
kompanisë, e cila drejtohej prej tij. 

 

Piloti pranoi,
se do transportonte drogë shqiptare, drejt Italisë

 

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi që po zhvillohet në lidhje me
rrëzimin e avionit në Ishëm të Durrësit, që do të transportonte qindra
kilogramë kanabis sativa nga Shqipëria në Itali.
Ekspertë të aviacionit shqiptar të cilët janë thirrur nga Prokuroria në
ndihmë të hetimit, kanë konfirmuar deklarata e dhëna nga piloti italian për
dëmtimin e avionit në tentativë gjatë ngritjes nga pista ku ishte ulur në
Ishëm. “Ekspertët konstatojnë se lëvizjet
e fundit të avionit janë me drejtim nga deti (nisur nga pozicioni i përplasjes
së avionit dhe dëmtimeve të tij)”,- thanë burimet nga hetimi i çështjes,
shkruan Panorama. Kjo shton dyshimet se
avioni është ulur pa probleme dhe dëmtimet te rrota duhet t’i jenë shkaktuar
gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali, më saktë pas kthimit në pistë dhe
tentativës së ngritjes me qëllim fluturimin drejt Italisë.

 

————————–

Prokuroria të hetoj 1750 akt-kontrolle false të bëra prej AKU në importin, prodhimin
dhe tregun ushqimor

 

Përparim HALILI

 

Duke e vlerësuar Autoritetin e Kontrollit Ushqimor, si një institucion dhe
shërbim shtetëror që ka në dorë sigurinë e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve
deri në spitalet, çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve (për të cilin do të flasim
nesër), gazeta “Telegraf” ka denoncuar vazhdimisht fakte të rënda abuzimesh të
drejtuesve, zyrtarëve, krye-inspektorëve, koordinatorëve, drejtorëve të AKU të
qarqeve, të komisionit të gjobave, të inspektorëve të terrenit dhe inspektorëve
në qendër të AKU, të cilët verifikojnë dhe kontrollojnë “letrat” e inspektorëve
të terrenit dhe deri tek abuzimi i laborantëve falsifikatorë, që me urdhër të
shefave në qendër e disa drejtori të AKU, firmosin e vulosin raporte analizash
false e fiktive, duke nxjerr standarde ushqimesh “të rregullta”, gjoja sikur këto
analiza janë bërë brenda orës e ditës për shumë produkte ushqimore kur ka
ankesa e denoncime, ose si detyrim analizash rutinë në PIK, në doganë, në
fabrika e treg, kur faktikisht në Shqipëri nuk ka… laboratorë për analiza
fiziko-kimike për to, por edhe që në vendet ku ka laboratorë të certifikuar
prej BE si psh., Italia (vendi më i afërt), këto analiza dalin minimalisht pas
30 ditësh! Lidhur me këtë realitet të veprimtarisë së qelbur e kriminale, të bërë
prej një pjese të inkriminuar të zyrtarëve të AKU në qendër e në qarqe, nuk ka
asnjë reagim dhe ndërhyrje prej shtetit e sidomos prej drejtësisë edhe pas
denoncimeve të shumta e faktike, të bëra prej “Telegraf”! Nuk mund të themi, se
drejtësia po hesht e nuk po vepron, ngaqë ndoshta… mund të ketë futur
“garuzhden” në krimin ushqimor që bënë prodhuesi, importuesi dhe tregu
ushqimor, apo në “çorbën e qelbur” të fshehjes së krimit ushqimor prej zyrtarëve
të AKU në çdo nivel! Ne kemi denoncuar me fakte e prova, krimin e fshehjes së
krimit ushqimor të bërë prej ish-drejtuesit Isuf Shehu dhe “hordhisë” së tij të
babëzitur, nepotike e të paaftë, të përdorur enkas në këtë krim në tregun e çokollatave,
të lejimit të mishit kancerogjen e të kalbur të importit, të tregut dhe
punishteve ilegale të qofteve, të pijeve alkolike, të tregut të gjësë së gjallë,
të ëmbëlsirave, të lejimit të përdorimit të qumështit pluhur nga një stabiliment
prodhimi banditesk që “stampos” produktet me gjoja 100 qumësht natyral e ujë
steril, por që kosi i tij nuk zë as si… “farë kosi”! Kemi denoncuar skandalin
e lejimit dhe certifikimit si “cilësore” të farërave dhe fidanëve pa kokrra,
shumicën e të cilave i ka biznes një zyrtare e lartë e AKU, ana e se cilës
“anon” nga kupola e korruptuar e AKU. Kemi denoncuar skandalin e futjes dhe lejimit
në treg, të pesticideve që nuk helmojnë e nuk zhdukin viruset dhe insektet, por
zhdukin dhe helmojnë bimët e pemët frutore që kur fara hidhet në tokë, që në rrënjë
kur mbinë, që djegin prodhimin që në lule, kokërr dhe në fazën e pjekjes. Kemi
denoncuar krimin masiv të grurit, misrit, krundeve e miellrave që futen nga
importi si tagji kafshësh dhe përdoren për prodhim mielli, buke masive e
biskotash. Kemi denoncuar super-krimin e vajrave që nxirren dhe përpunohen me
lloj-lloj druri  e kalbësirash të
xhunglës dhe lejohen të importohen, paketohen, etiketohen e futen në treg gjoja
si “vajra ushqimorë cilësorë me standarde të BE”. Pa harruar ushqimet e
bagëtive, perimet, frutat, zarzavatet, pulat kalbësira e kancerogjene, thertoret,
të brendshmet e bagëtive, peshkun, sallmrat, mishin e grirë me përbërje edhe
mish qeni, macesh e gomerësh të ngordhur, si dhe akulloret, petët e byrekut,
bazat e picave, ëmbëlsirat dhe ushqimet e paketuara për fëmijë, mishin e vajin
në “Fast-Foode” dhe restorante e mensa, deri tek misri i kokoshkave që vjen nga
importi dhe lejohet të përdoret vetëm për shpendët në kopshtet zoologjike në
Indi! Ky krim ushqimor ndaj jetës dhe shëndetit të shqiptarëve, bëhet prej
shefave të AKU dhe vartësve të tyre batakçinj, hajdutë e kriminelë të lidhur me
mafien e krimit ushqimor, që në shkëmbim të ryshfeteve financiare, firmosin
akt-kontrolle e analiza false produktesh në favor të importuesve, prodhuesve e
tregtarëve të ushqimeve vrasëse, siç është rasti i orizit plastik, për të cilin
inspektori i përkëdhelur i “oxhakut” të AKU, “cirkaxhiu” i ngjitjes së shpejt e
të lehtë pas çdo drejtori, “rreshter” Ledion Ilollari doli e deklaroi në media,
se në Shqipëri “nuk… ka asnjë kokërr orizi plastik kinez” dhe asnjë gramë,
apo copë produkti tjetër ushqimor me rrezik”, kur realisht në Shqipëri janë
futur e po shiten në treg “male” me oriz plastik dhe tonelata me ushqime
vrasëse! Madje, siç e di mirë edhe Ledioni i (mos)kontrollit, ose më saktë i “qëndisjes”
së letrave të kontrollorëve ushqimorë të terrenit në AKU qendrore siç i duhen
pazareve të pista me tregtarët dhe prodhuesit në Tiranë e në  qarqe, shumicën e këtij orizi plastik e
përpunon si “miell orizi” e petë byreku me miell orizi, një firmë me emër zone malesh,
të cilën (siç thuhet) Ledioni, një shefe prodhuese fidanësh, një inspektore me
pjesëtar familjeje në kupolën kryeministrore, një koordinator dhe një drejtor i
lartë në kupolën e AKU e kanë “shumë xhan” dhe po “punojnë” ta “ulin në kafe”
edhe me drejtorin e ri çam të AKU, siç u kanë premtuar edhe shumë firmave të
tjera të mishit, serave, bulmetrave, sallameve, ujit të ambalazhuar, vezëve,
pulave të vendit e importit, fermave të mishit e qumështit, pijeve alkolike,
bukës e miellrave, më troç, siç vepruan edhe me ish-drejtorin e parë të partisë
çame, të përzënë me ceremoni nga kolltuku i AKU! Kjo veprimtari e hapur mbrojtëse
e krimit ushqimor, që po vazhdon të bëhet në mënyrë të shfrenuar prej disa
zyrtarëve të lartë të AKU që ikin e vijnë me tesera e porosi partish, për të
mbushur thasët me miliona duke përdorur edhe me presion vartësit, duhet të bëhet
me urgjencë objekt i veprimit goditës të drejtësisë. Konkretisht prej
prokurorisë e cila duhet të sekuestroj e të zbardh 1750 aktet e kontrolleve
false, të bëra prej inspektorëve dhe të miratuara prej shefave të AKU, si dhe
gjithë gjobat e vendosura ndaj prodhuesve, tregtarëve e importuesve, të lëna në
fuqi, të anuluara e të lëna sa një “thërrime” prej komisionit që përbëhet nga
kupola e AKU! Gazeta “Telegraf” numrin e ardhshëm do të bëjë publikimin e
fakteve konkrete abuzive, të bëra nga 10 zyrtarëve të lartë të AKU qendrore, të
21 inspektorëve të kallëpit të inspektor “Ilollari” dhe të 7 drejtorëve rajonalë
të AKU…