Gazeta Telegraf/ AKU dhe Masakra me ushqimet

579
Sigal

“Vemjet” korruptive të ish-drejtor Isufit, po zvarrisen për t’u bërë “Mon
Kukaleshë” të drejtorit të ri të AKU

 

Përparim HALILI

 

Shkarkimi (jo dorëheqja) nga detyra e kreut të AKU, Isuf Shehu, me motiv “konfidencial”
kryeministror aferat korruptive me bizneset, krijimin e një “bande” hajdutësh në
krye të kupolës së AKU (të lënë trashëgim edhe pas shkarkimit), shfryutëzimin e
postit për të mbushur thasët e kupoëls së aprtisë që e gradoi në atë detyrë, për
tjetërsimin e administratës qendrore e rajonale në “kukull dhe çerdhe” korruptive
dhe për shpërbërjen e shërbimit të kontrollit ushqimor në krejt Shqipërinë e në
pikat kufitare, po shoqërohet me një “traditë” shumëvjeçare të përsëritur nga
“vemjet” që vegjetojnë e zvarrisen me jargavitje servilësh brenda kupolës
qendrore të AKU. Hipja në kolltukun e lartë të AKU e drejtorit të ri Dritan
Sejko, ka vënë në lëvizje drejtuesit e sektorëve, sekretaret, nëpunësit dhe
inspektorët në Drejtorinë qendrore të AKU, për t’u ofruar e gjetur “strehë”
rrotull dhe poshtë kolltukut të drejtorit të ri të këtij institucioni. Çfarë po
ndodh? Të pajisur prej shumë vitesh me “shqisën” për t’i shpëtuar “anijes që mbytet”,
me mjeshtërinë e tyre si “aktorë” për të luajtur rolin  e bërjes “mik” me drejtorin e radhës, “ushtria”
e shefave, nëpunësit dhe inspektorët e AKU në qendër, janë përfshirë në garën e
shfrenuar deri banale e komike, për t’u bërë “të besuar të drejtorit të ri
Dritan Sejko. Paniku i largimeve nga postet dhe nga zyrat e rehatshme e
“prodhuese” milionash nëpërmjet aferave korruptive me bizneset prodhuese e
tregtuese, por edhe me gjobat presionuese që i vendosin dhe heqin pas mbushjes
së xhepave, zyrtarët e AKU i janë vërsulur “kapjes” së drejtorit të ri, siç
vepruan me Isufin dhe me të tjerët përpara tij. Nuk e dimë, nëse drejtori i ri
i AKU, Sejko i Hipotekës së Tiranës dhe i diplomuari me “Master” në Strug, ka
projekt të bëj ndryshime në stafin e tij dhe në strukturën e AKU qendrore e të
rretheve, por dimë faktin që zyrat e AKU në qendër e në qarqe janë tejmbushur
me zyrtarë, drejtues sektorësh, sekretare, zv/sekretare, inspektorë e
specialistë që nuk luftojnë krimin ushqimor, por e lejojnë atë. Q=AKU është
futur në kthetrat e shefave dhe inspektorëve që nuk kontrollojnë tregjet për
cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore, por që ngulin sytë dhe “thonjtë e
pisët” tek xhepat e prodhuesve e transportuesve të ushqimeve, të importuesve e
përpunuesve, të tregtarëve të shumicës e të pakicës, të kafeneve e restoranteve,
duke konvertuar akt-kontrollet me ryshfete në vlerë e në natyrë. Gazeta
“Telegraf” ka denoncuar shpesh krimin ushqimor dhe ata që bëjnë e lejojnë
krimin ushqimor me mishin, të ushqimeve për fëmijë, të çokollatave, sallamrat, prodhimeve
të qumështit, të vajit, të frutave, perimeve, të zarzavateve, të pulave, peshkut,
të pijeve alkolike e të lëngjeve, të bukës, miellrave, grurit, embëlsirave,
akulloreve, të ujit të ambalazhuar, të mjaltit, të produkteve në “Fast-Food”,
në kafene, restorante, mensa popullore, mensa kopshtesh e çerdhesh, të
qoftereve prodhim e tregtim në tezga rruge, të produkteve që përdoren në mensa jetimoresh
e qendrash sociale, në baza blegtorale, në thertore, në tregje rruge qumështi
etj., duke i çertifikuar si “të sigurtë, me cilësi e me vlera ushqimore në
standardet e BE”.

Zoti drejtori i AKU!

Këtë falsitet kriminal që ndodh pasivisht e barbarisht me ushqimet që hanë
shqiptarët, nuk krijon “Allahu”, siç mendonte ish-drejtor Isufi, por e kanë
lejuar pikërisht ata që përdori dhe ka lënë në AKU ai, Isuf që ditën mbante
leksione ndershmërie nëpër televizione dhe përbetohej për luftë kundër krimit
ushqimor e korrupsionit në veprimtarinë e AKU, ndërsa “natën” bënte “orgji”
korruptive me horrat e fabrikave të produkteve të qumështit “vrasës”, të fidaneve
me sëmundje e pa kokrra, të sallamrave, të mishit kancerogjen kalbësirë e me
kimikate që e lejonte të futej nga importi dhe e pranonte në treg si gjoja mish
i freskët edhe duke kërcënaur inpektorët. Janë pikërisht, ata që këto ditë po të
vërdallisen për të të bërë “mik” e më pas për të të “futur në thes” si “ortak
aferash korruptive”. Janë piëkrisht këto “specie”, që me bekimin e
ish-drejtorit Shehu, kanë bërë pazare me prodhues të bukës, të miellrave, të
importuesve të çdo lloj produkti bazë jetik, duke krijuar një “moçal” ushqimor.
në tregun dhe prodhimn shqiptar. Për të vijuar përfitimet dhe mbajtjen e
kolltukëve që “prodhojnë” miliona nga ryshfetet, falangat që ka “stërvitur” dhe
ka lënë pas në krye të AKU në qendër e në qarqe ish-drejtori Shehu, i janë
kthyer rolit të aktorit, për t’u bërë të besuarit e tu, siç kanë bërë me të
tjerët përpara teje. Nëse AKU do të ketë seriozitetin dhe fuqinë të luftojë
krimin ushqimor që ka pllakosur tregun e që po vret konsumatorët, fillimisht
duhet të pastrohen këto “vemje” të AKU, që kanë vegjetuar ndër vite në ato zyra
e që tashmë, po zvarrisen për t’u bërë edhe “Mon Kukaleshët” e tu, drejtor
Sejko!

 

 

Orizi plastik po “plastifikon” stomakun e shqiptarëve, inspektori “elastik”
Ledio Ilollari thotë: “Nuk ka në treg”!

 

Një nga “vemjet” që kërkon të mbijetoj në “kullën” e AKU të Shqipërisë,
quhet Ledio Ilollari, me detyrë inspektorë ushqimi, i cili ka “kullotur”
qetësisht e me “bereqet” në çdo kolltuk drejtori. Ndoshta, për shkak të
profesionit tij, ka ditur të përshtatet si “lakmues” duke marrë ngyrën politike
të drejtorit të radhës. Këtë bëri dje inspektori Ledio, në një bisedë televizive
lidhur me sigurinë ushqimore. Foli për orizin. Gazeta “Telegraf”, denoncoi katër
ditë më parë skandal-krimin ushqimor me orizin plastik që është futur nga Kina
e po përfunon përitë në stomakun e shqiptarëve në restorante, në familje, në çerdhe,
kopshte, qendra sociale e kudo ku përdoren ushime maive dhe individuale.
Inspektor Ledio, siç duket, për të garantuar vendin që ka dhe një post të lartë
që i është premtuar me ndërhyrjen e “profesorëve” të gjithë pushteteve dhe
posteve të përjetshëm, deklaroi publikisht se orizi që është në tregun shqiptar
“ka siguri të plotë, ka cilësi të lartë dhe vlera ushqimore, si orizi në tregjet
e vendeve të BE”. Inspektor Ledio, në zbatim të formulës së tij për të mbijetuar
me lëpirje ndaj shefave, por edeh si megafon i tyre mediatik, deklaroi dje, se
në Shqipëri nuk ka asnjë kokërr oriz plastik.kinez! Dkrlaoi edhe që tregu
shqiptar është nën kontroll të plotë dhe se nuk ka asnjë lloj krimi ushqimor. Ndoshata
kështu e kanë porositur të thotë, kur e kanë nxjerr në ekranet e televizioneve.
Në fakt ka oriz kinez plastik. ka ushime vrasëse. Madje ka edhe akt-kontrolle fiktive
që mbrojnë dhe fshehin krimin ushqimor, të cilat që janë hartuar e pranuar edhe
nga inspektori Ledio Ilollari, Ka një “çudi” që kërkon hetim urgjent nga drejtiësia:
Orizi plastik po “plastifikon” përditë stomakun e shqiptarëve, ndërsa inspektori
“elastik” Ledio Ilollari, del thotë: “Nuk ka në treg oriz me rrezik”! Në vijim,
do të publikojmë fakte që nxjerrin në dritë mashtrimin e inspektor Ledios, duke
provuar falsitetin e deklarimeve të tij, me “letra” nga aktiviteti i tij fals
në kontrollet produkteve ushqimore, madje edhe “CV”-të e çdo zyrtari e
drejtuesi që ka abuzuar me detyrën në AKU! 


Pa koment

 

Sqarim i AKU, që fsheh një krim të rëndë e masiv ushqimor me qoftet, ndaj
60% të popullsisë

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) pas kontrolleve të vazhueshme në
subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë qofte, ka bllokuar dhe gjobitur të gjitha
subjektet që nuk kanë plotësuar kushtet e higjienës dhe sigurisë ushqimore. Nga
kontrollet e Drejtorisë Rajonale Tiranë, në 13 subjekte që prodhojnë dhe
tregtojnë qofte, analizat e kryera kanë rezultuar me ngarkese bakteriale E. Coli,
mbi normat e lejuara, për këtë produkt, në 3 subjekte. Për keëto subjekte
AKU ka marrë masën e bllokimit të aktivitetit, asgjësimin e produktit dhe
gjobitjen në vlerën e  300.000 lekëve. Gjithashtu, për rastet e
denoncuara në media, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë bllokimin e tyre,
disa muaj më parë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton qytetarët se
subjektet që sot, tregtojnë dhe prodhojnë qofte, janë të kontrolluara dhe nuk
përbëjnë rrezik. AKU do të vijojë të bashkëpunojë me mediat dhe qytetarët për
të zbuluar abuzimet që bëhen në fushën e prodhimit dhe tregtimit të qofteve