Gazeta Telegraf/ 130 kg Cannabis Sattiva sekuestrohen në Portin e Durrësit, arrestohet në flagrancë një shtetas

595
Sigal

Sektori për
Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me
Departamentin Operativo- Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë
goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. 

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Agjentët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të
Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin Opetativo-Hetimor në Drejtorinë
e Përgjithshme të Doganave gjatë mbrëmjes së djeshme kanë evidentuar dhe
goditur një tjetër rast trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku kanë
bërë të mundur dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të mëposhtëm:
 

• Edmond Xhaja 48 vjeç, lindur dhe
banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij
shtetasi u bë pasi:
 

Më datë 23.09.2016, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin
tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me
konfeksione, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në
cilësinë e provës materiale:
 

• 100 pako me rreth 130 kg lëndë
narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
 

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe
po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, shtetasin:

• A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë.

Nga
hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është organizatori i
trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë.

Lënda
narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet
do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e
Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë 
parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.