Sigal

Pas dy ditëve të nxehta që lamë pas, sot vendi ynë është përfshirë nga vranësira dhe reshje shiu, në disa zona.

Ndërkohe, Meteoalb njofton se pasditja e sotme vijon me intervale kthjellimesh në bregdet por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta (rrezikohet edhe skaji jugor i bregdetit).

E shtuna dhe e diela, sjellin kryesisht kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat bëhen të dukshme gjatë pasditeve duke gjeneruar ndonjë shi të izoluar në Jug.

Edhe ditët e para të javës tjetër, vijojnë kryesisht me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por pasditet sjellin vranësira të shpeshta e shira të izoluar, në zonat Lindore.

Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë mesditën e sotme, rënia vijon e lehtë edhe mëngjesin e së shtunës por sërisht fundjava sjell rritje të lehtë të temperaturave, deri në 38°C deri mesjavën tjetër kur sërisht pritet një tjetër rritje e vlerave termike në mesditë.