Gati hapja e tabulateve telefonike për 12 drejtorë policie

602
Gati hapja e tabulateve telefonike për 12 drejtorë policie të qarqeve në 4 vitet e fundit dhe për 170 shefa sektorësh
Lufta kundër korrupsionit në kupolën dhe strukturat e Policisë së Shtetit të çdo niveli, ka nisur me një proces “filtri”, ndaj komunikimit që drejtues sektorësh në ministri, drejtues policie në qarqe dhe drejtues në komisariatet e rretheve, kanë bërë kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës nëpërmjet telefonisë celulare! Sipas informacionit që i ka ardhur gazetës “Telegraf”, thuhet se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në bashkëveprim me shërbimet e specializuara të hetimit ndërkombëtar që kanë marrë përsipër realizimin e “Veting”-ut në Shqipëri, nisur prej akuzave dhe fakteve të shumta për përfshirje të krerëve të policisë si bashkëpunëtor në botën e krimit e sidomos të kultivim-trafikut të drogës, ka urdhëruar zbardhjen e tablateve telefonike të drejtuesve policor të 4 viteve të fundit! Ky operacion, synon të zbuloj “profilin” e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të policisë, për të cilët ka informacione dhe dyshime të motivuara, për lidhje me eksponentë dhe grupe kriminale të skeduar për aktivitete me trafiqet, krimin ekonomik-financiar e deri krimin njerëzor! bazë e këtij hetimi janë lidhjet e drejtuesve të policisë në qarqe e rrethe, me kultivuesit dhe trafikantët e drogës, gjë e cila është denoncuar shpesh edhe nga “Telegraf” dhe që sipas akuzave nga Italia, rezulton se bandat e kultivimit dhe trafikimit të drogës, kishin futur në “thes” edhe vetë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë të futur nën hetim! Shërbimet hetimore e policore italiane dhe ato ndërkombëtare, jo vetëm kanë kapur sasi të mëdha droge të prodhuara e të nisura nga Shqipëria, por edhe kanë dhënë alarmin për mbështetje të këtij trafiku, prej krerëve të policive lokale në Shqipëri. Nisur prej informacioneve të grumbulluara nga grupi i punës i ngritur prej ministrit Xhafaj dhe prej informacioneve që janë dhënë nga të arrestuarit, u diktua hapja e tablateve telefonike për 12 drejtorë policie të qarqeve që kanë qenë në detyrë në 4 vitet e fundit, filtri ndaj të cilave do të vërtetoj dyshimet dhe informacionet që disponohen. Filtri ndaj tabulateve do të behet për numrat celular zyrtar të tyre, por edhe për numrat personal. Po kështu, hapja e tabulateve do të bëhet edhe për 40 shefa sektorësh në ministrinë Brendshme, për 57 shefa komisariatesh policie të rretheve dhe për 73 shefa sektorësh që kanë pasur detyrë organizimin e aksioneve anti-drogë dhe drejtimin e tyre, me qëllim për të zbuluar nëse kanë pasur lidhje me bllokimin, anulimin dhe dështimin e aksioneve për shkak të bashkëpunimit me bosët e drogës, por edhe për veprimtari ne lidhje me të tjerë profile krimesh! 
Sigal