Gati bllokimi i serviseve të automjeteve

724
Nis kontrolli në serviset e automjeteve

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton se do të nisë kontrollin në subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e auto-riparimeve dhe transportit rrugor, apo siç njihen ndryshe serviset, me qëllim eliminimin e konkurrencës së pandershme, informalitetin dhe ofrimin prej tyre të një shërbimi të kualifikuar dhe profesional. Përmes një njoftimi për shtyp, ky dikaster kërkon që këto subjektet të marrin masa për pajisjen me licenca, pasi në të kundërt do të përballen me masa administrative, që variojnë nga 200 mijë – 400 mijë lekë. “Subjektet që ushtrojnë veprimtari në transportin rrugor duhet të marrin masa për pajisjen me autorizimet, lejet, licencat, certifikatat apo dëshmitë përkatëse që parashikon legjislacioni në fuqi”, citon njoftimi i DPTRR-së, ku ndër të tjera thuhet se, kontrolli do të shtrihet edhe mbi subjektet e licencuara, për të cilat në rast se do të konstatohen shkelje, do të merren masa deri në pezullimin e veprimtarisë.
Sigal