Gardianit të burgut të Shënkollit i djegin makinën gjatë natës

438
Sigal

Një automjet është djegur plotësisht natën që lamë pas në qytetin e Lezhës.

Makina është në pronësi të Nik Shehut, i cili punon si gardian në burgun e Shënkollit në Lezhës. Mjeti i parkuar është djegur tërësisht.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ende nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e pronarit të mjetit dhe nëse është një mesazh për të.