Garat e shpejtësisë i morrën jetën 17 vjeçarit, dalin pamjet

212

Rëndohet bilanci i viktimave në aksidente në rrugët e vendit brenda pak orëve. Mbrëmjen e djeshme, një tjetër i ri humbi jetën pasi dy mjete u përplasën në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë ka ndërruar jetë në spital nje adoleshent dhe tre te tjere jane lenduar, bëri me dije policia.

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me aksidendtin tragjik të një nate më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçar.

Mësohet se adoleshenti që ka humbur jetën është Kristjan Vasili dhe në momentin e aksidentit ndodhej pasagjer në automjetin “Benz” me targa “AA 131 ZZ” që drejtohej nga një tjetër person.

Teksa po bënin gara me një tjetër automjet, mësohet se drejtuesi i “Benz”-it ka humbur kontrollin e mjetin dhe marrë përpara një tjetër makinë të llojit “Porsche” që ndodhej e ndaluar në karaxhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut.

Për pasojë 17-vjeçari Vasili ka mbetur i plagosur rëndë bashkë me tre persona të tjerë të identifikuar si Rei Oka dhe Alban Dervishaj, dhe drejtuesi F.F..

Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët ndodhen jashtë rrezikut.

janë pamjet pas aksidentit, publikuar nga tvklan:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

teg4
teg3
teg2