Gara për rektor/ Koni: Studentët dhe stafi akademik dëshmuan vlerat reale të UT

509
Kandidati për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar në rrjetet sociale sapo është mbyllur procesi i votimit i zhvilluar sot. Koni është shprehur se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte në nivele maksimale me 98%. Ndërsa, ka falënderuar studentët, stafin akademik dhe të gjitha strukturat që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve. 
Ja shkrimi i plotë i Mynyr Konit në Fb: 
Të nderuar kolegë! Të dashur student! Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës ka përfunduar. Pjesëmarrja e stafit akademik në këto zgjedhje është në nivele maksimale me 98%. Nga të dhënat paraprake janë rreth 7,000 studentë, të cilat kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për përzgjedhjen e drejtuesve të niveleve të ndryshme të UT-së. Vlerësoj maksimalisht faktin që në këtë ditë të rëndësishme për universitetin, studentët dhe stafi akademik dëshmuan vlerat reale të UT-së dhe modelin më të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike. Do doja të falenderoj studentët, stafin akademik dhe të gjitha strukturat që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit të sotëm dhe njëkohësisht për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Miqësisht, Prof. Dr. Mynyr Koni
Sigal