Gara për kreun e Kolonjës, edhe për pak orë Kolonja do të ketë kryetarin e ri të Bashkisë

749
Sigal

Për pak orë Kolonja do të ketë kryetarin e ri të Bashkisë. Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kolonjë, ishin një tjetër provë për palët politike, një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2017-s.

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 me hapjen e 36 Qendrave të Votimit dhe u mbyll në orën 18:00. 16 mijë qytetarë u thirrën në votim ndërsa sipas KQZ pjesëmarrja ishte 49.6%.

Procesi fillimisht ishte i qetë por gjatë orëve të drekës u shënua një incident në një qendër votimi. Rreth orës 12:45 është ndërprerë procesi në QV 4048/1 pasi pati një përplasje mes komisionerit të PD dhe vëzhguesit të PS. Ndërkaq nga PD pati akuza për blerje votash.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Kolonjë erdhën pas ndarjes së papritur nga jeta të ish-kryebashkiakut, Arben Malo. Në garë marrin pjesë dy kandidatë, Ilia Stefo i PS-së, i mbështetur nga LSI, ndërsa opozita garon me Dritan Hajron, që vjen nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste.