Gangsterët partiakë të Flamur Nokës mbajnë peng nëpunësen e Gjendjes Civile

662
Sigal

Edmond Gjoleka, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, si një gangster ordiner, dje, shkon në Gjendjen Civile të Njësisë Bashkiake nr.2 të Tiranës dhe  me veprime force e që vetëm horrat mund t’i bëjnë, ushtron terrorin e kontrollit mbi nëpunësen e gjendjes civile, duke shfrytëzuar pushtetin e hierarkisë. Edmond Gjoleka, gjoja në emër të ushtrimit të Auditit e Kontrollit. Terrorizon nëpunësen, duke e mbyllur brenda në zyrë, me çelës,  thua se e …paraburgosi. Kjo sjellje ordinere, që nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e detyrës shtetërore, në njëfarë mënyre,  Gjoleka, mban peng nëpunësen e gjendjes civile, brenda në zyrën e shtetit. Do të ishte e keqja më e vogël sikur për gjithë gangsterllëkun e sjelljeve të drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, të ishte papërgjegjshmëri e tij personale. Sepse, edhe masa e rehabilitimit të fajit do të kishte kosto më të vogël. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zbaton thjesht urdhrat e shefit të tij, Flamur Noka. Ndryshe, asnjë drejtor i kujtdo ministrie nuk mund të sillej me kaq brutalitet e agresivitet, sikurse u soll Gjoleka me nëpunësen e gjendjes civile, madje edhe përballë kamerave,  saqë veprimet të përbëjnë cenim penal ndaj lirisë të personit, po të mos kishte urdhrin e ministrit Noka, i cili me shantazhet e terrorin që ushtron ndaj nëpunësve të administratës publike, u dërgon mesazhin politik partiak: “ Ose zbatoni verbazi urdhrat që u japim, ndryshe, u mbyllim nëpër zyra, do t’ju kyçim edhe derën dhe do ta shikoni që do t’ju punojmë të zinjtë e ullirit”.