Gabimet më të shpeshta që duhen shmangur gjatë intervistave të punës

593
Provime, diplomime, CV, etj., dhe të gjitha përmbyllen me një intervistë pune, prandaj është shumë i rëndësishëm fakti që çdo punonjës, sidomos ata të sapo diplomuar, të tregohen të kujdesshëm gjatë intervistave të punës, sepse një gabim i vogël mund të hedhë në erë vite të tëra pune.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga CareerBuilder, ku u anketuan 2,600 persona, u arrit në përfundimin se gabimet e mëposhtme janë ato që bëhen më shpesh gjatë intervistave të punës.
1. Mungesa e vetëbesimit dhe një përgatitje e dobët janë dy prej faktorëve që të çojnë në një gjuhë trupi që tregon pasiguri, e cila për rrjedhojë nuk krijon besim edhe tek punëdhënësi. Këshillohet gjithashtu që përpara se të shkoni në një intervistë pune, ju duhet të lexoni në lidhje me kompaninë në të cilën po aplikoni.
2. Kërkimet e fundit tregojnë se 2/3 e menaxherëve nuk i marrin në punë punonjësit tek të cilët e kuptojnë se janë duke gënjyer, prandaj këshillohet që të tregoni kujdes që të mos gënjeni por të tregoheni sa më të sinqertë.
3. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë një interviste pune që të mos kaloni nga një person me vetëbesim të lartë në një person me sjellje arrogante, sepse ky është një kufi që shumë veta e kalojnë pa e kuptuar dhe madje mund të shkojnë deri aty sa ta humbasin vendin e punës.
4. Veshja është prezantimi juaj i parë, prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në këtë pikë. Rreth 50 për qind e punëdhënësve janë shprehur se ata kanë skualifikuar një numër të madh punonjësish vetëm sepse nuk kanë pasur veshjen e duhur për intervistë.
5. Vonesa konsiderohet si joprofesionale dhe mungesë organizimi. Shumica e punonjësve nuk pranojnë arsye justifikimi nëse ju vonoheni në intervistën e punës.
Sigal