Fushë-Krujë, sekuestrohen 425 kg kanabis; në pranga 6 persona

502
Të paktën 425 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia në Fushë-Krujë, gjatë operacionit “Koordinimi”, ku ranë në pranga edhe 6 persona, ndërsa u shpall në kërkim një i shtatë.
Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.
Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet fugon që ndodheshin shtetasit Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg kanabis.
Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.
Gjashtë personat janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Janë arrestuar
-Bledar Coraj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
-Egli Selaci, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
-Shkëlqim Miri, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
-Amarildo Mulleti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Durim Demiri, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
-Hysni Demiri, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Në kërkim
-P.D
Gjatë operacionit të koduar “Koordinimi” janë sekuestruar
-425 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa
– 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë 5 pushkë
-dy automjete dhe 10 aparate celularë.
Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.
Sigal