Fushata elektorale, KQZ vendos të mos gjobisë televizionet informative

531
Komisioni qëndror i zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e bordit të monitorimit të medias, për të gjobitur në masën 15 milionë lekë të vjetra, televizionet informative në vend, me arsyetimin se nuk kishin respektuar balancat në pasqyrimin e fushatës zgjedhore.

Ky pretendim u hodh poshtë me 4 vota pro nga anëtarët e KQZ, të cilët në krye të arsyetimit të tyre kishin faktin se një media nuk mund të gjobitet pasi subjektet politike janë ato që nuk kanë kryer aktivitete të cilat do të gjenin pasqyrim, dhe jo për keqdashje nga ana e mediave për të favorizuar njërën parti ose tjetrën.
Kështu, KQZ vendosi që tu japë më shumë kohë televizioneve informative të rikuperojnë kohën për të barazuar subjektet elektorale.
Sigal