Furnizoi makinën në karburant me lekë false, arrestohet durrsaku në Lezhë

80

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të furnizojë mjetin në karburant me para të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është shtetasi me iniciale: H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartëmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Njoftimi i policisë:

Lezhë,

Tenton të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga policia
Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar edhe kartmonedha të tjera të falsifikuara, në total 33 mijë lekë ( të reja).

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartëmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “.