Furgoni vjen me shpejtësi dhe e përplas për vdekje një person

491
Sigal

Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme në orët e vona të pasdites së sotme në aksin rrugor Tiranë- Durrës.

Policia sqaron se burri po kalonte nga njëra anë në anën tjetër të autostradës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pavarësisht se në autostradë ka mbikalime për këmbësorët, shpesh preferojnë të kalojnë nëpërmjet rrugës.

Njoftimi:

Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” një këmbësor ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe certifikatë të aftësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.