Furgoni i policisë transferon në MK, ikonat e Gjergji Thimios

522
Nga Galeria e Artit sot janë hequr ikonat qindra vjeçare të koleksionistit Gjergji Thimo të dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet burg për akuzën e trafikut të veprave të artit.
Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mënyrën si janë zhvendosur këto ikona, Ato vepra arti të cilat mund të transferohen në kë mënyrë
Ata janë transportuar me një furgon të thjeshtë dhe pa kujdesin e duhur. Kjo në rrjetjet sociale ka ngjallur dhe indinjatë
Ikonat janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës dhe me vendim të Ministrisë së Kulturës para dy vitesh, u magazinuan në ambientet e GKA nën ruajten e policisë së Shtetit.
Drejtori i Galerisë së Arteve Artan Shabani në një prononcim për median është shprehur se me vendim të Apelit këto ikona i ka kaluar në pronësi të shtetit dhe se ky institucion nuk ka pasur asnjë lidhje me procesin.
“Zhvendosjen e tyre drejt Muzeut Kombëtar me urdhër të MK e ka bërë Prokuroria e Tiranes dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Punonjësit e GKA nuk janë lejuar asnjë moment t’i prekin këto objekte kishtare. Unë si artist e njoh shumë mirë specifikën e tyre dhe kushtet që duhet të transportohen, por nuk mund të ndërhyjë në punën e institucioneve të tjera”, është shprehur Artan Shabani në një prononcim për median
Sigal