Fundjava me temperatura përvëluese, e hëna arrin kulmin. Mjekët thirrje: Merrni masa

718
Sigal

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan përfshinë Shqipërinë. Ndonëse vendi ynë ndodhet në periferi të saj pasi në epiqendër është pellgu i Mesdheut meteorologët parashikojnë rritje të vlerave të termometrit me tre gradë celcius.

Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin të hënën dhe të na shoqërojnë deri mes javën e ardhshme.

Nëse nuk merrni masa i nxehti tregojnë mjekët mund t’iu shkaktojë nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale tek personat qe vuajnë nga probleme të zemrës apo të tensionit. Apeli i tyre është për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

Tek më të vegjlit temperaturat e larta thonë mjekët janë bërë shkak për shfaqjen e një virozë të pazakonte për stinën.

I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.

Pjesa e dytë e Gushtit sipas meteorologëve pritet të kthejë termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin shqiptar.