Fundjava me të papritura/ Ja si do të jetë moti

666
Sigal

Kjo fundjavë parashikohet me kthjellime.

Në zonat bregdetare parashikohet një mot me vranësira të pakta, ndërsa në zonat malore, reshjet e shiut do të jenë prezente deri të dielën.

Meterologu Marku tha se nga dita e nesërme pritet përmirësimi dhe në ditët në vazhdim, do të rikthehen kthjellimet.

Të shtunën në shumicën e qarqeve reshjet priten të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare. Intensiteti i tyre do të dobësohet gradualisht sidomos gjatë ditës.

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate te përkohshme, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore, kryesisht pasditeve dhe në mbrëmje.

Temperaturat

E shtunë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 25 °C

në vendet e ulëta: 17 / 26 °C

në vendet malore: 10 / 22 °C