Sigal

Pas disa ditëve me mot të ftohtë duke nisur nga e marta pasdite në të gjithë vendin pritet një rritje e temperaturave me 7 gradë celcius.

Vendi do përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore ndërsa temperaturat do të kthehen në mesataren historike të muajit janar.

“Presim që të ndryshojë ndjeshëm gjatë pasdites së sotme me ardhjen e një mase ajri relativisht të ngrohtë që do të sjellë një rritje temperaturash prej 7 gradë në rang vendi.”

Temperaturat më të ulta në vend gjatë të hënës dhe të martën u shënuan në Korçë dhe në Kukës.

“Ishte dita më e ftohtë. Në Korçë termometri zbriti në -14 gradë celius, në Peshkopi -12 dhe -8 në Kukës.  Edhe në ultësirën perëndimore temperaturat ishin të ulëta -9 gradë jashtë zonave urbane dhe më të larta brenda zonave urbane, në Tiranë -5 gradë

Temperaturat e ditëve të fundit  nën mesataren e tyre historike nuk parashikohet të përsëriten në vend.