Fshehu pasurinë, Naço letër Nishanit: Pezullo gjyqtarin Aliu

629
TIRANE – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i kërkon Presidentit Bujar Nishani që të mbledhë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të pezulluar nga detyra gjyqtarin e Kavajës Osman Aliu, i cili është në hetim për fshehje të pasurisë.
Gjyqtari Aliu është marrë si i pandehur dhe dosja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Tiranës.
Kërkesa për gjykim të prokurorisë për gjyqtarin Aliu, sipas së cilës ai kishte kryer 41 transferta jashtë vendit nëpërmjet agjencive të transfertave në Kavajë e Durrës, por këto veprime ai asnjëherë si ka pasqyruar në deklaratën e pasurisë. Aliu ka fshehur po ashtu një transfertë në vlerën e 10200 eurove, një borxh të marrë nga qytetari me iniciale K.K në vlerën e 3.1 milion dhe një apartament të blerë në kompaninë D.Constraction. Po ashtu thotë prokuroria nga hetimet e kryera gjyqtarit Aliu i rezulton për vitin 2008 një pasuri e pajustifikuar në vlerën e 545 mijë lekësh.
Në 2014 gjyqtari Osman Aliu u denoncua fillimisht nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në një ankesë drejtuar kreut të KLD-s Bujar Nishani njëherazi dhe President i Republikës denoncoi vendimet abuzive të Aliut i cili kish liruar me vendimet e tij persona me precedent kriminal dhe të rrezikshëm për shoqërinë.
Por dhe pse kanë kaluar më shumë se 7 muaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka marrë asnjë vendim për të penalizuar Aliun por ka zgjedhur ta shtyjë shqyrtimin e kësaj kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë Nasip Naco pas inspektimeve të kryera në Gjykatën e Kavajës.
Po këtë të enjte, ministri i Drejtësisë Nasip Naco, ka urdhëruar heqjen e lejes së Ushtrimit të Profesionit të Noteres Blerina Kodra, anëtare e Dhomës së Noterisë Korçë. Sipas ministrisë, noterja Kodra është shpallur fajtore nga Gjykata e Pogradecit për kryerjen “Shpërdorim detyre” dhe dënimin përfundimtar të saj me 10 (dhjetë) muaj burg dhe 200.000 (dyqindëmijë) lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, gjykata ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të të pandehurës dhe vënien e saj në kontakt me shërbimin e provës, për 18 (tetëmbëdhjet) muaj.  
Sigal