Fshehu pasurinë, Naço kërkesë Presidentit për pezullimin e gjyqtarit Qani Hasa

475
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të pezullojë gjyqtarin Qani Hasa, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. “Jemi të vendosur për të mos përjashtuar askënd nga ligji”, ka deklaruar Naço. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit, gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Qani Hasa dhe për prokurorin e Elbasanit, Pertef Asllani.
Deri në fazën aktuale të hetimit, të nisur një muaj më parë pas kallëzimit të Inspektoriatit të lartë të Deklarimit të Pasurive, gjyqtarit dhe prokurorit me detyrë në të njëjtin rreth, u është komunikuar akuza dhe janë duke përfunduar hetimet. 
Nga hetimi rezultoi se Hasa, me detyrën e gjyqtarit, ka përfituar një kredi të butë nga Enti i Banesave për blerje apartamenti në qytetin e Elbasanit, pasi sipas legjislacionit në fuqi, i takonte për shkak se ushtronte funksionin në një qytet larg vendbanimit të tij të përhershëm (Tiranë).
Sigal