Fshehën pasurinë, ILDKPKI gjobë e padi për 8 zyrtarë të Tatimeve

102

TIRANE– Tetë zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë gjobitur dhe kallëzuar penalisht në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Masat ndaj zyrtarëve janë marrë këtë të hënë, pasi sipas ILDKPKI këta zyrtarë kanë bërë deklarime të rreme duke fshehur pasuritë e tyre.
 
Ndër personat e paditur në prokurori janë: Yllka Plaku, Dëfrim Manoku, Elvis Kuçi, Arjan Gjata, Ahmet Haklaj, Hymet Spahiu, Ilia Poçi, si dhe Alban Agaj.
 
Po ashtu ILDKPKI bën me dije se ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të marrë menjëherë masa administrative ndaj këtyre punonjësve që kanë kryer shkelje ligjore.
 
8 zyrtarët e Tatimeve, kallëzuar nga ILDKPKI
– Yllka Plaku,
– Dëfrim Manoku,
– Elvis Kuçi,
– Arjan Gjata,
– Ahmet Haklaj,
– Hymet Spahiu,
– Ilia Poçi,
– Alban Agaj,