Fshatarët e Hudënishtit “rrëmbejnë “ tokat e Gjallicës

655
Bardhyl Berberi 
Vetëm 7 km larg qytetit të Pogradecit, sapo kalon fshatin Hudënisht, shtrihet një plantacion toke prej 6 ha e rrethuar nga një mur betoni. Toka në fund të vitit 1995 iu është blerë fshatarëve të Hudënishtit nga administratorët e firmës “ Gjallica “ me pretekstin e ngritjes së një fshati turistik, pasi e gjithë parcela e ndarë në dy pjesë njëra pjesë në breg të liqenit dhe pjesa tjetër mbi rrugën nacionale. Të dyja parcelat ndodhet në gjirin e liqenit.

Shumë fshatarë që e kishin me tapi dhe dokumentacion të rregullt si Qebir Alla, Bujar Dervishi etj, me dokumente noteriale e shitën tokën tek administratorët e “ Gjallicës “duke marrë lekët dhe menjëherë pas kryerjes së aktit noterial në krye të parcelave u vendosën tabela “Pronë e Gjallicës “

Por pas ndodhive të vitit 1997 kur firma “Gjallica “doli piramidë toka filloi të ngelet si mall pa zot, madje fshatarët i hoqën tabelat. Dhe më pas filluan t’i punojnë tokën dhe të marrin prodhime prej saj çdo vit. Madje njëri nga fshatarët që punonte në tokat e “Gjallicës “ Rafet Dokollari me shaka thotë, që është një shprehje e moçme : “Se toka i takon atij që e punon “

Por njëri nga pronarët, i cili ka shitur tokën e që nuk kërkon që të prononcohet me emër thotë, që toka është shitur atëherë, gati badijava me 1000 lekë të reja metrin katror “Gjallicës”, ndërkohë që sot në këtë zonë turistike çmimi ka shkuar rreth 15 herë më shumë se çmimi me të cilin ata i kanë shitur tokën firmës “Gjallica’. 

Disa pronarë të një lokali pranë parcelave të tokës kanë thënë, se kemi dëgjuar që këtë tokë do ta marri një pronar nga Vlora që ka humbur tek “ Gjallica” shifra marramendëse lekësh .

Sapo ka pushuar shiu, një grup bujqish kanë filluar të përgatitin tokën për ta mbjellë.

Shkuam në zyrën e administratorit të Hudënishtit, se na kanë thënë se ai nuk ka dijeni që tokat e “Gjallicës” vazhdojnë të punohen si nga ata që e kanë pasur tokën dhe nga fshatarë të tjerë që nuk kanë pasur tokë.

-Madje, thotë ai, -jo më larg se ditën e djeshme ai ka parë bashkëfshatarët e tij që punonin nëpër parcela dhe përgatitnin tokën për ta mbjellë.

Unë, shtoi administratori i komunës, nuk mund të ndaloj njerëzit të punojnë në një tokë djerrë, por njëherazi e di mirë, që ajo është pronë e blerë nga firma “Gjallica”, të cilët kanë shlyer sipas marrëveshjes bashkëfshatarët e mi. Por fshatarët të thonë, se në mes të parcelës është dikush që ka 1000 m tokë që nuk ka pranuar që ta shesë. Madje thonë ata në parcelën nr 2, e blerë nga “Gjallica” buzë liqenit,e cila kufizohej me liqenin sipas skicave të shitjes…

Tokat e quajtura të “Gjallicës” që nga viti 1995 që ajo i ka blerë pas vitit 1997 kur kjo firmë doli piramidë po punohen nga fshatarët e Hudënishtit dhe i marrin asaj prodhime sikur ta kenë të tyren pa e ditur se deri kur!

Kështu tokat e shitura firmës “Gjallica” para 20 vjetësh po punohen nga fshatarët sikur t`i kene të tyret edhe pse ata kanë marrë lekët për ato toka që i kanë shitur më parë.

Këto janë çudirat shqiptare që i has ngado!
Sigal