Frymëzon Zharrza – Të përmbyturit e Fierzës: Do futemi në grevë para Ministrisë së Energjisë

597
Banorët, tokat e të cilëve janë përmbytur nga liqeni i Fierzës kanë protestuar në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, ku kanë kërkuar që qeveria të zgjidhë problemin e dëmshpërblimit.

Protestuesit kërcënuan se do të hyjnë në grevë urie dhe do të ngrejnë çadra para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë nëse nuk do të merren masa për zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre.

Protestuesi: Duhet me ua bë si ato të Zharrës, me ik në këmbë tek Ministria e Energjisë dhe Industrisë, me u ul këmbëkryq aty. Këta po paguajnë rrugë, po Hidocentrali që merr prej 27 vjetësh korent shteti dhe e shet jashtë.

Protestuesi: Do vazhdojmë me grevë urie, dhe ne do marrim dyshekët dhe të shkojmë tek Ministria e Energjitikës.Na ka vënë policinë që të marrë paratë dhe ne nuk na jep paratë tona.

Më shumë se 5500 familje, prej vitesh kërkojnë që shteti t’i dëmshpërblejë për tokat e përmbytura që nga vitit 1978, kur u ndërtua Hidrocentrali i Fierzës. 
Sigal